Gjendet e vdekur sportistja, ja mesazhi që la

Çiklizëm

Gjendet e vdekur sportistja, ja mesazhi që la

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 23:01
Gjendet e vdekur sportistja, ja mesazhi që la

Gjendet pa jetë çiklistja e Zelandës së Re Olivia Podmor. Lajmi është konfirmuar nga vetë familjarët e saj në përmjet rrjeteve sociale.

Ajo ishte pjesë e kombëtares së vendit të saj, madje kishte marrë pjesë edhe në Olimpiadën e Rios në 2016-n.

Pak ditë më parë në rrjetet sociale vetë 24-vjeçarja shkruante: “Sporti është një gjë shumë e rendësishme për shumë persona, një betejë, një betejë që në fakt të fal shumë gëzim.

Ndjesia kur fiton është shumë e ndryshme nga të tjerat, por ndjesia kur humbet, kur nuk grumbullohesh edhe pse ke arritur normën, kur je e dëmtuar apo kur nuk arrin të plotësosh pritshmëritë e publikut është po kaq e ndryshme nga çdo gjë tjetër.”

Një koment që i ngjan më tepër një mesazhi të lënë përpara një vetvrasjeje që tregon edhe një herë presionin e madh që kanë sportistët për të qenë pjesë e niveleve më të larta.

Podmor ishte kampione bote, më pas në Olimpiadën e Brazilit fitoi medajen e argjendtë në kategorinë e shpejtësisë ekipore dhe medaljen e bonztë në kronometër në Botërorin e të rinjve në Astana të 2015-s.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat