Laporte siguroi fitoren e parë për francezët në “Tour de France”

Çiklizëm

Laporte siguroi fitoren e parë për francezët në “Tour de France”

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2022 Në ora: 18:04
Christophe Laporte

Franca arriti një fitore në garën e edicionit të 109-të të “Tour de France” në çiklizëm. 

Në etapën e 19-të shkëlqeu francezi Christophe Laporte (Jumbo Visma), duke sulmuar fuqishëm në kilometrin e fundit në Cahors. Kampioni në fuqi, slloveni Tadej Pogaçar, zuri vendin e pestë.

Laporte zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 03:52:04 orë, në relacionin Castelnau – Magnoac – Cahors, me gjatësi të shtegut 188. 3 kilometra.

Image

Christophe Laporte, foto Reuters 

Jasper Philipsen (Alpecin-Deceuninck) arriti i dyti dhe Alberto Dainese (Ekipi DSM) përmbylli podiumin e garës. 

Çiklisti 29-vjeçar, francezi, i cili u transferua nga Cofidis te Jumbo Visma, është dëshmuar një asistent i shkëlqyer i Wout van Aert në luftën për fanellën e gjelbër deri më tani në Tourin e këtij viti. Ai e vuri yllin belg në një pozicion të shkëlqyeshëm për të sprintuar shumë herë për pikë.

Kësaj radhe van Aert ka qenë sërish shumë aktiv, ka qenë për një kohë në krye të garës, ka qenë edhe ai që ka ‘mbuluar’ me shpejtësi sulmin më të vogël të Tadej Pogaçarit pas ngjitjes së fundit të kategorizuar, por ka mbetur pa fuqi në përfundim.

Kështu që Laporte iu dha një dorë e lirë. Një kilometër i mirë para vijës së finishit, ai sulmoi dhe u bashkua me drejtuesit në trupin kryesor që ndiqte tre të tjerët. Më pas ai përshpejtoi dhe kaloi treshen në pjesën e përparme të garës dhe me disa metra epërsi - pjesa e fundit nuk ishte e lehtë, kaloi vijën e finishit para ndjekësve të tij. Ai fitoi një etapë për herë të parë në garën trejavore.

Çiklisti Jonas Vingegaard mban fanellën e verdhë, duke kryesuar para Pogaçarit.

Etapa e 20-të, e parafundit, do të mbahet nesër në relacionin Lacapelle-Marival-Rocamadour, me gjatësi të shtegut 40.7 kilometra.

Etapa e 19-të

1. Christophe Laporte (Jumbo-Visma)    03:52:04
2. Jasper Philipsen (Alpecin-Deceuninck)    + 01
3. Alberto Dainese (Team DSM)    + 01
4. Florian Sénéchal (Quick-Step Alpha Vinyl Team)    + 01
5. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    + 01
6. Amaury Capiot (Team Arkéa-Samsic)    + 01
7. Dylan Groenewegen (Team BikeExchange-Jayco)    + 01
8. Hugo Hofstetter (Team Arkéa-Samsic)    + 01
9. Luka Mezgec (Team BikeExchange-Jayco)    + 01
10. Caleb Ewan (Lotto Soudal)    + 01

Renditja e përgjithshme

1. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma)    75:45:39

2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    3:26
3. Geraint Thomas (INEOS Grenadiers)    8:00
4. David Gaudu (Groupama – FDJ)    11:05
5. Nairo Quintana (Team Arkéa Samsic)    13:35
6. Louis Meintjes (Intermarché - Wanty - Gobert Matériaux)     13:43
7. Aleksandr Vlasov (BORA – hansgrohe)    14:10
8. Romain    Bardet (Team DSM)    16:11
9. Alexey Lutsenko (Astana Qazaqstan Team)    20:29
10. Adam Yates (INEOS Grenadiers)    20:37

Renditja e ekipeve 

1. INEOS Grenadiers    227:39:23
2. Groupama - FDJ    32:37
3. Jumbo-Visma    42:16
4. BORA - hansgrohe    1:45:33
5. Movistar Team    2:00:51
6. UAE Team Emirates    2:11:58
7. Bahrain - Victorious    2:55:55
8. Team DSM    3:18:51
9. Israel - Premier Tech    3:48:11
10. Team Arkéa Samsic    3:49:10

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat