Spektakël në Paris, Jonas Vingegaard kampion i ri i “Tour de France” 

Çiklizëm

Spektakël në Paris, Jonas Vingegaard kampion i ri i “Tour de France” 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2022 Në ora: 20:57
Jonas Vingegaard

Danezi Jonas Vingegaard është kampion i ri i “Tour de France”.

Çiklisti 25-vjeçar ka treguar formën më të mirë në shumicën e etapave të garës më prestigjioze.   

Edicioni i 109-të i “Tour de France” përfundoi sot me arritjen e çiklistëve në Paris. Fitorja prestigjioze u festua në etapën e fundit nga Jasper Philipsen, i cili ishte më i forti në sprint në Champs-Elysées. 

Image

Foto Reuters

Jasper Philipsen fitoi titullin e sprinterit më të suksesshëm të “Tour de France 2022”.

Image

Jasper Philipsen

Vendin e dytë e zuri Dylan Groenewegen dhe i treti doli Alexander Kristoff (Intermarche Wanty Gobert Materiaux).
Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) është “Mbret” i “Tour de France”, i cili fitoi fanellën e parë të verdhë pas një paraqitjeje të qëndrueshme dhe dominuese përgjatë tre javëve.

Image

Jasper Philipsen në mes

Tre javë garash të ashpra dhe të paparashikueshme u mbyllën nga etapa finale prej 115,6 km nga Paris La Defense pra në xhiron e famshme dhe përfundimi në Champs-Elysées, e cila është pjesa e festës.

Image

"Nuk mund ta besoj. Është një ëndërr e fëmijërisë që bëhet realitet”, tha Philipsen pas përfundimit të etapës së 21-të.

“Jam super krenar për ekipin që përfunduam kësisoj turneun, është qershia mbi tortë.

Image

Jasper Philipsen, foto Reuters

Më shkoi mjaft mirë. Unë isha në një pozicion të shkëlqyeshëm dhe Groenewegen u detyrua të nisej herët, dhe unë mund të qëndroja dhe mund të bëja sprintin tim kur të doja”, tha më tej.

“Jam i lumtur dhe krenar që fitova në Champs-Elysées, është një ëndërr për çdo sprinter”, thotë Philipsen.
Jumbo-Visma hakmerret për vitin 2020 dhe Vingegaard fiton turneun e parë për Danimarkën që nga viti 1996. 

Image

Tadej Pogaçar, kampioni i dyfishtë, nuk e mbrojti titullin, duke përfunduar i dyti në renditjen e përgjithshme. 

Etapa e 21-të

1. Jasper Philipsen (Alpecin-Deceuninck)    02:58:32
2. Dylan Groenewegen (Team BikeExchange-Jayco)    + 00
3. Alexander Kristoff (Intermarché-Wanty-Gobert)    + 00
4. Jasper Stuyven (Trek-Segafredo)    + 00
5. Peter Sagan (TotalEnergies)    + 00
6. Jérémy Lecroq (B&B Hotels-KTM)    + 00
7.  Danny van Poppel (BORA-hansgrohe)    + 00
8. Caleb (Ewan Lotto Soudal)    + 00
9. Hugo Hofstetter (Team Arkéa-Samsic)    + 00
10. Fred Wright (Bahrain Victorious)    + 00

Renditja e përgjithshme 

1. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)     79h 33' 20''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 02' 43''
3. Geraint Thomas (Ineos Grenadiers)    + 00h 07' 22''
4. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 13' 39''
5. Aleksandr Vlasov (Bora – Hansgrohe) + 00h 15' 46''
6. Nairo Quintana (Team Arkea – Samsic) + 00h 16' 33''
7. Romain Bardet (Team DSM) + 00h 18' 11''
8. Louis Meintjes (Intermarche - Wanty - Gobert Materiaux) + 00h 18' 44''
9. Alexey Lutsenko (Astana - Qazaqstan Team) + 00h 22' 56''
10. Adam Yates (Ineos Grenadiers) + 00h 24' 52

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat