Azemi garoi por pa rezultat në Festivalin Olimpik Evropian

Çiklizëm

Azemi garoi por pa rezultat në Festivalin Olimpik Evropian

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 20:45
Azemi garoi por pa rezultat në Festivalin Olimpik Evropian

Çiklisti i Kosovës, Omer Azemi, ka garuar sot në disiplinën e garimit rrugor në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Banska Bystrica 2022.

"Azemi arriti të përfundojë shtegun e gjatë 65.8 kilometra, me kohë 1 orë e 46:44 minuta, shteg ky në të cilin u diskualifikuan nëntë garues. Ai u rendit i 84-ti.

Për garuesin tonë ishte gara e fundit në EYOF 2022, pas asaj në kronometër.

Urojmë që përvoja e marrë në një garë të nivelit të tillë, do t’i shërbejë Omerit për rezultate më të mira në të ardhmen", njofton KOK-u.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat