Rrëzim masiv gjatë 'Tour de France' për femra, përfshihen 30 çikliste

Çiklizëm

Rrëzim masiv gjatë 'Tour de France' për femra, përfshihen 30 çikliste

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 12:05
Rrëzim masiv gjatë 'Tour de France'

Gjatë etapës së pestë të Turit të Francës për femra është regjistruar një aksident sa qesharak aq edhe i rrezikshëm.

Rreth 30 çikliste janë përfshirë në një rrëzim masiv në mesin e garës.

Gjithçka ndodhi në mes të një rruge jo shumë të gjerë, kur pelotoni (grupi i madh i çiklistëve) u rrëzua dhe biçikletat u ngatërruan mes tyre. U krijua një kaos i madh dhe u deshën disa minuta që situata të stabilizohej.

Një çikliste pasoi një dëmtim të lehtë, danezja Emma Norsgaard, që mori edhe një mjekim në vendngjarje. Ndërsa garueset e tjera vijuan normalisht, por shumë prej tyre u detyruan të ndërrojnë gomat.

Ende e paqartë dinamika e aksidentit, teksa pamjet televizive nuk janë shumë të qarta. Për këtë arsye, organizatorët e turneut nuk kanë fajësuar askënd për ngjarjen.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat