Danimarka në festë, 25 mijë persona në shesh për fituesin e Tour de France

Çiklizëm

Danimarka në festë, 25 mijë persona në shesh për fituesin e Tour de France

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 12:44
Danimarka në festë, 25 mijë persona në shesh për fituesin e Tour de France

Pas triumfit ditën e diel në Turin e Francës, çiklisti danez Jonas Vindegaard ka mbërritur në vendlindjen e tij.

Ai ka patur një pritje prej heroi, teksa mijëra njerëz e kanë përshëndetur përgjatë rrugës në Kopenhagen.

Më pas, 25-vjeçari, ka dalë në sheshin kryesor të qytetit, ku kanë qenë 25 mijë persona, që e kanë përshëndetur me flamuj. Nga ballkoni i Bashkisë, Vandegaard ka falënderuar të gjithë fensat që kishin mbushur sheshin.

Një pritje madhështore për çiklistin danez, që shkëlqey në këtë edicion të Turit të Francës, ku dhe fitoi dy etapa. Gjatë shëtitjes në rrugët e Kopenhagenit ai mbante të veshur fanellën e verdhë dhe shoqërohej nga familja e tij.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat