Teuta krijon ekipin e femrave në çiklizëm

Çiklizëm

Teuta krijon ekipin e femrave në çiklizëm

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 14:14
Teuta krijon ekipin e femrave në çiklizëm

Për herë të parë në histori në Durrës, është krijuar ekipi i femrave në Çiklizëm. Në kampionatin kombëtar të Rrugës, Teuta u përfaqësua me tre çikliste: Lori Deliallisi, Marsela Luzi dhe Ornela Dule.

Me mbështetjen e Shefit të Klubit, Kreshnik Leka, dhe kontributin e trajnerit Dashamir Rama, u bë e mundur që KS Teuta të ketë një ekip femrash.

Edhe pse Teuta mori pjesë për herë të parë në një kampionat arriti të ngjitet në zonën e medaljeve.

Çiklistja Marsela Luzi doli në vendin e dytë, Lori Deliallisi në shkallën e tretë të podiumit, ndërsa Ornela Dule pati një performancë të pozitive, por nuk e prek dot zonën e medaljeve.

“Teuta bëri një performancë të jashtëzakonshme, pasi kjo ishte hera e parë që ne marrim pjesë me një ekip femrash në një kompeticion. Në Durrës ka shumë vajza të reja që e pëlqejnë këtë sport.

Federata Shqiptare e Çiklizmit, do të jap biçikleta karboni flas për ekipin e femrave për t’i afruar më tepër vajzat e reja te çiklizmi. Fillimi është premtues, por do të synojmë të rrisim numrin e sportisteve”, tha trajneri Dashamir Rama për KS Teuta.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat