Çiklisti italian përshkon mbi 56 kilometra brenda një ore në pistë

Çiklizëm

Çiklisti italian përshkon mbi 56 kilometra brenda një ore në pistë

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 12:17
Çiklisti italian

Çiklisti italian Filippo Ganna vendosi rekord të ri botëror të orës në pistë. Përgjatë një ore, në pistën e velodrome në Grenchen (Zvicër), ai përshkoi 56km e 792 metra.

Rekordi i mëparshëm ishte 55.548km dhe ishte vendosur po në këtë pistë nga britaniku Dan Bigham, gati dy muaj më parë. Por tashmë kemi një rekord të ri të orës.

Paraqitja e Ganna ishte e jashtëzakonshme, duke patur një shpejtësi konstante përgjatë gjithë kohës. Shpejtësia e tij në pistë arriti deri në 55km/orë.

Italiani përshkoi në total 163 xhiro, ndërkohë që kishte në dispozicion një biçikletë që kushtonte 75 mijë euro, e ndërtuar posaçërisht për një garë të tillë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat