Një nga çiklistët më të mirë të të gjitha kohërave, Alberto Contador, ka hequr 100 tumore

Çiklizëm

Një nga çiklistët më të mirë të të gjitha kohërave, Alberto Contador, ka hequr 100 tumore

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 00:56
Alberto Contador

Çiklisti legjendar Alberto Contador ndoqi këshillat e mjekut dhe iu nënshtrua një operacioni, ku iu hoqën më shumë se 100 tumore beninje (lipoma).

Contador ka treguar tashmë se si dukeshin fashat në trupin e tij një ditë pas operacionit.

Një nga çiklistët më të mirë në botë të të gjitha kohërave ka përgatitur një video për fansat ku ka shpjegoi gjithçka.

“Ishte koha për të shkuar për një rregullim. Më duhej të hiqja disa lipoma (tumore beninje) dhe doli që ishin më shumë se 100. Nuk do të bëj biçikletë për një kohë”, ishte mesazhi i Contador në Instagram.

Edhe pse së fundmi ka bërë një operacion, çiklisti ishte dukshëm në gjendje të mirë shpirtërore.

Për kujtesë, Contador e përfundoi karrierën e tij në vitin 2017 dhe që nga ai moment punon si konsulent profesionist.

Ai fitoi Tour de France dy herë (2007 dhe 2009), Giro d’Italia dy herë (2008 dhe 2015) dhe Vuelta a Espana tre herë (2008, 2012 dhe 2014).

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat