Pavlloviq e njeh Kosovën! Kuvalja për turp, ka frikë nga Kosova dhe Shqipëria   

Çiklizëm

Pavlloviq e njeh Kosovën! Kuvalja për turp, ka frikë nga Kosova dhe Shqipëria   

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 janar 2023 Në ora: 19:04
Pamje nga një garë

Merre me mend kryetar i Unionit Ballkanik të Çiklizmit është Vladimir Kuvalja, një person që vjen nga një farë e ashtuquajtura Republika Srpska! 

Kuvalja, një person që më së paku i takon sportit, që shkel të drejtat e sportistëve dhe vet deklarata e tij është dëshmia më mirë se është një person që nuk ka fije turpi dhe që nuk ka turp për atë që e thotë. 

Merre mend selia e Unionit Ballkanik të Çiklizmit është në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, aty ku në pranverën e vitit 1999, për shkak të gjenocidit ndaj popullatës shqiptare të Republikës së Kosovës, Serbia shoveniste u bombardua nga NATO.

Image

Adresa e Unionit Ballkanik

Ky farë Kuvalja, ka folur për vendimin e njeriut të parë të Unionit të Çiklizmit të Serbisë, Radomir Pavlloviq, i cili e ka mbështetur propozimin e Shqipërisë dhe të Kosovës për ta larguar atë nga kreu i kësaj organizate.

Kuvalja ka frikë se do ta rrëzojnë nga kjo pozitë, e frikën e ka nga Kosova dhe Shqipëria. 

Anëtar i bordit të Unionit Ballkanik të Çiklizmit është Avni Nuha, kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës. 
Madje Pavlloviqi e njeh Kosovën dhe ka pranuar që ta ketë në parakalendar garën që organizohet nga Republika e Kosovës.

Kuvalja njihet si person kundër shqiptarëve të Kosovës dhe ai kishte marrë vendimin që Kosova nuk mund të garojë në Kampionatin Ballkanik pa pëlqimin para së gjithash të Serbisë e më pas të vendit mikpritës.

“Skandal! Një garë e organizuar nga Kosova është futur në parakalendarin e Federatës së Çiklizmit të Serbisë.
Federata e Çiklizmit të Serbisë ka përfshirë në parakalendarin në mesin e garave që do të zhvillohen në vitin 2023, një garë përmes shtetit të Kosovës”,
kështu ka shkruar ditë më parë media serbe “Informer”. 

Kuvalja pa fije turpi, për një farë media serbe “Tanjug”, tha mes tët tjera: “Qëndrimi im është se Kosova është pjesë e Serbisë dhe këtë e mbështes pavarësisht nga të gjitha rrethanat.

Vendimin e kemi marrë në radhë të parë sepse qëndrimi i bordit të drejtorëve është se Kosova është pjesë e Serbisë dhe sigurisht për arsye sigurie.

Unë jam një serb nga Republika Srpska dhe besoj se mbrojtja e interesave kombëtare është e para. Megjithatë, tashmë është e qartë se ka edhe nga ata që nuk mendojnë si unë”.

Ai e sulmon Pavlloviqin.

Ajo që nuk pritej ishte që presidenti i Federatës së Çiklizmit të Serbisë t'u jepte mbështetjen kryesore dhe unë personalisht e di se pas kësaj nuk qëndrojnë as klubet nga Serbia dhe as sportistët. Besoj se mbi të gjitha interesat tona është shteti i Serbisë, por edhe Republika Srpska.

E pashë që i njëjti kryetar i Federatës së Çiklizmit së bashku me Bordin e tij Drejtues e futën garën rreth shtetit të vetëshpallur të Kosovës në kalendarin e paraqitjeve të klubeve nga Serbia dhe në kalendarin e Federatës së Çiklizmit të Serbisë.

Nuk do ta pranoj, e as klubet nga Serbia që e kundërshtuan një vendim të tillë dhe e thanë qartë se nuk e mbështesin atë qëndrim, për të cilin jam shumë i lumtur.

Jo vetëm klube, por edhe sportistë të njohur nga Serbia, në radhë të parë çiklistët, por edhe të tjerë”, - tha pa fije turpi Kuvalja.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat