Nuha: Po presim që të dënohet rëndë serbi që ofendoi Kosovën!

Çiklizëm

Nuha: Po presim që të dënohet rëndë serbi që ofendoi Kosovën!

Nga: K. Goca Më: 28 janar 2023 Në ora: 20:11
Avni Nuha

Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, është duke pritur që t’i jepet dënimi shembullor serbit Vladimir Kuvalja, kryetar i Unionit Ballkanik të Çiklizmit.

Kuvalja ka ofenduar shtetin e Kosovës, ndërsa FÇK-ja është ankuar në mekanizmat ndërkombëtarë të çiklizmit, si UCI, BCU e UEC.

Sipas Nuhës, ka informata se Kuvalja do të dënohet rëndë për ofendimet që i ka bërë Kosovës.  

“Ky person të gjitha mundësitë i ka përdorur që Kosova të mos jetë pjesë e një Organizate sportive siç është BCU (Unioni Ballkanik i Çiklizmit), ku në gjirin e vet ka 12 shtete dhe është një nder të jesh pjesë e këtij Unioni.

Ky ka bërë edhe deklarata, ku ne si federatë ju kemi drejtuar Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, për ta dënuar dhe po ashtu kemi njoftuar asociacionet si BCU, UCI dhe UEC!

Para se te dërgohen letrat, federata e çiklizmit është konsultuar si gjithmonë me KOK-un dhe tash presim sepse federata nuk do të ndalet me kaq pas ofendimeve të rënda për shtetin.

Reagimi ynë ka qenë shumë i ashpër dhe po presim deri ne një dënim shumë të rëndë sipas gjitha informatave që kemi.

Sot gjendem në Qipro ku prezent është edhe presidenti i Federatës Europiane z. Enrico Dellacasa me stafin e tij.
Sporti nuk është mirë me u përzi në politikë!

Shikojmë tutje çfarë hapa do të ndërmarrim”, tha Nuha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Qëndrimi im është se Kosova është pjesë e Serbisë dhe këtë e mbështes pavarësisht nga të gjitha rrethanat.

Vendimin e kemi marrë në radhë të parë sepse qëndrimi i bordit të drejtorëve është se Kosova është pjesë e Serbisë dhe sigurisht për arsye sigurie. Unë jam një serb nga Republika Srpska dhe besoj se mbrojtja e interesave kombëtare është e para.

Megjithatë, tashmë është e qartë se ka edhe nga ata që nuk mendojnë si unë”, kështu ka deklaruar mes të tjera Kuvalja.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat