Mattias Skjelmose ul me këmbë në tokë Tadej Pogaçar dhe Remko Evenepoel

Çiklizëm

Mattias Skjelmose ul me këmbë në tokë Tadej Pogaçar dhe Remko Evenepoel

Më: 20 prill 2025 Në ora: 19:34
Pamje nga gara

Matias Skjelmose ka surprizuar Tadej Pogaçar dhe Remko Evenepoel duke i mundur në “Amstel Gold Race 2025”.

Fitorja e çiklistit në fjalë ishte epike jo për faktin se mundi dy çiklistë të kuotuar, por bëri diçka të tillë me një sprint të fuqishëm final.

Për organizatorët e garës, e cila nisi të zhvillohej në 1966-ën e largët, u desh që të konsultoheshin me fotofinishin për të vendosur fituesin.

Për 24-vjeçarin nga Danimarka triumfi nisi disa metra përpara vijës së finishit kur nisi aksionin e tij deciziv edhe pse Pogaçar ndodhej shumë përpara për të fituar kështu një garë plot 254 kilometra të gjatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat