Pickimi i grerzës në sy detyrojnë Ajuson të tërhiqet

Çiklizëm

Pickimi i grerzës në sy detyrojnë Ajuson të tërhiqet

Më: 29 maj 2025 Në ora: 18:24
Ajuson - majtas

Etapa e 18-të e “Giro d’Italia 2025” ka qenë e fundit në këtë garë për njërin prej çiklistëve, të cilët kishin shanse të mëdha për ta fituar fanellën rozë.

Bëhet fjalë për Huan Ajuson, çiklistin e “UAE Emirates”, i cili para pak çastesh është tërhequr nga gara.

Shkak ka qenë dhimbja e vazhdueshme në gju, e cila u përkeqsuan pas rrëzimit në garën e djeshme.

Incidenti i kushtoi shumë spanjollit edhe në ekonominë e garës pasi e përfundoi etapën e 17-të me 14 minuta vonesë nga vendi i parë.

Fituesi i etapës së shtatë (në Apenine) kishte edhe një tjetër problem shëndetësorë pasi pak ditë më parë u pickua nga një grerëz në sy duke i hapur mjaft probleme me shikimin.

I gjendur në këto rethana çiklisti spanjoll vendosi sot, 97 kilometra nga finishi, që të tërhiqej nga “Giro d’Italia 2025”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat