Presidenti i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, ndryshe është anëtar i bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës, ka përgëzuar 30 vjetorin e gazetës “Bota sot”, duke thënë se vetëm vazhdoni kështu me informim të drejt e korrekt.
“Si Kryetar i Federatës së Çiklizmit, gazetën “Bota sot” dhe rubrikën e saj sportive e vlerësoj si një burim të rëndësishëm për pasqyrimin e sportit vendor.
Ajo ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e sportistëve, ekipeve dhe ngjarjeve sportive të ndryshme — përfshirë edhe çiklizmin, që është një sport në rritje në Kosovë.
Më pëlqen fakti që rubrika sportive përpiqet të mbulojë jo vetëm sportet kryesore si futbolli, por edhe disiplina që meritojnë më shumë vëmendje si çiklizmi, boksi apo atletika.
Do të dëshiroja që në të ardhmen të shohim edhe më shumë hapësirë për sukseset dhe zhvillimet në çiklizëm, duke ndihmuar kështu edukimin sportiv të publikut dhe motivimin e të rinjve për t’u marrë me sport.
Prandaj, e përgëzoj redaksinë për punën dhe shpresoj në bashkëpunim edhe më të ngushtë në të ardhmen”, ka uruar Nuha.