Sezoni nis me një nga garat më të vështira në çiklizmin malor për Alessandra Kellerin

Çiklizëm

Sezoni nis me një nga garat më të vështira në çiklizmin malor për Alessandra Kellerin

Nga: K.G. Më: 12 mars 2026 Në ora: 15:11
Pamje nga një garë

692 kilometra, rreth 16 mijë metra ngjitje dhe tetë ditë radhazi në biçikletë, për kampionen e botës, Alessandra Keller, sezoni nis me një nga garat më të vështira në çiklizmin malor. Në debutimin e saj në Cape Epic, tashmë nuk varet vetëm nga performanca e saj.

30-vjeçarja zakonisht garon e vetme kundër më të mirave në botë, por këtë të diel gjithçka ndryshon. Keller do të startojë për herë të parë në garën e famshme që shpesh quhet “Tour de France i biçikletave malore”.

Për tetë ditë, ajo do të përballet me nxehtësinë e madhe në rajonin e Capes në Afrikën e Jugut, duke përshkuar rreth 692 kilometra dhe duke kaluar afro 16 mijë metra diferencë të lartësisë, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”..

“Gara në Cape Epic ka qenë prej kohësh një ëndërr për mua”, thotë Keller. Çiklistja ka përfunduar pesë herë e dyta në këtë garë dhe e njeh shumë mirë sfidën. “Ajo ishte zgjedhja ime e parë, për stilin e garimit, karakterin dhe përvojën”, shton Keller.

Një nga sfidat për Keller mund të jenë problemet mekanike.

“Për të qenë e sinqertë, jam mekanike shumë e dobët”.

Udhëtimi i gjatë, ndryshimi i orës dhe lodhja e madhe mund të ndikojnë në vendim.

“Dua të garoj vetëm aty ku mund të jap maksimumin”, thotë Keller.

Synimi i saj për sezonin mbetet i qartë: të jetë sërish mes pesë më të mirave në botë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat