Klubi i çiklizmit Kastrioti nga Ferizaj me trajner Besart Nuhën mburren me rezultatet e fundit.
Synimi i këtij ekipi është të arrijnë rezultate sa më të mirë në të gjitha nivelet, qoftë vendore dhe jashtë vendit.
“Me datën 5 Prill është mbajtur Kupa e Anamoravës në Kamenicë.
Klubi i Çiklizmit Kastrioti tregoi edhe një herë performancë mbresëlënëse, duke dëshmuar punën e palodhur me klubin dhe sportistët .
Sportistët arritën të fitojnë në kategoritë elitë, junior dhe femra.
Në kategorinë elitë shkëlqeu Albion Kastrati, i cili po kalon një formë shumë të mirë
Rezultatet:
Elitë
Albion Kastrati – Kastrioti
Valon Binakaj – Kastrioti
Agron Kelmendi – Kastrioti
Junior
Adem Buzhala – Kastrioti
Femra
Enilda Zeqiri – Kastrioti
Po ashtu, klubi kishte ndarë 5 çiklistë për këtë garë, ndërsa të tjerët garuan në Shqipëri, ku gjithashtu dominuan me fitore.
Klubi Kastrioti po vazhdon vetëm të rritet dhe të dëshmojë një nivel gjithnjë e më të lartë”, thuhet nga klubi Kastrioti.