Dy vende të para për Kosovën në etapën e dytë të garës “Agim Tafili 2026” në Shkodër

Çiklizëm

Dy vende të para për Kosovën në etapën e dytë të garës “Agim Tafili 2026” në Shkodër

Më: 12 prill 2026 Në ora: 22:53
\Kombëtarja e Kosovës

\Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm ka vazhduar paraqitjet mbresëlënëse edhe në etapën e dytë të garës ndërkombëtare “Agim Tafili 2026”, e zhvilluar në Shkodër, duke dëshmuar nivel të lartë dhe konkurrueshmëri në të gjitha kategoritë.

Rezultatet e arritura konfirmojnë formën e mirë të ekipit përfaqësues.

Në kategorinë Junior, Festim Kurti shkëlqeu me një paraqitje dominuese, duke zënë vendin e parë.

Ndërkohë, Enilda Zeqiri realizoi një sukses historik për çiklizmin kosovar, duke triumfuar në kategorinë e femrave dhe u bërë sportistja e parë nga Kosova që fiton një garë në Shqipëri.

Një nga momentet më sfiduese të etapës ishte rrëzimi i Dion Bytyqit, i cili u përfshi në një incident së bashku me disa garues të tjerë, duke pësuar lëndime.

Megjithatë, ai tregoi karakter dhe vendosmëri të jashtëzakonshme, duke e përfunduar garën në vendin e tretë

. Këto rezultate përbëjnë një sinjal pozitiv për vazhdimësinë e sezonit, teksa Kombëtarja e Kosovës synon paraqitje të suksesshme edhe në garat e ardhshme evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat