Çiklisti danez Mads Pedersen ka fituar etapën e katërt të ‘Tour de France’, të zhvilluar në një gjatësi prej 182 kilometrash nga Carcassonne në Foix.
Ish-kampioni i botës i vitit 2019 ishte pjesë e arratisjes vendimtare dhe triumfoi në sprintin final, duke i dhënë skuadrës Lidl-Trek një ditë të paharrueshme.
Pedersen pati mbështetje të madhe nga bashkëlojtarët e tij, Mathias Vacek dhe Quinn Simmons, të cilët neutralizuan çdo përpjekje të rivalëve për t'u shkëputur. Simmons e kompletoi suksesin e ekipit duke u renditur i dyti, ndërsa italiani Marco Frigo përfundoi në vendin e katërt.
Etapa solli ndryshim edhe në renditjen e përgjithshme. Grupi i favoritëve, ku bënin pjesë Tadej Pogaçar dhe Jonas Vingegaard, mbërriti më shumë se 12 minuta pas fituesit.
Falë arratisjes së suksesshme, norvegjezi Torstein Træen i skuadrës Uno-X mori fanellën e verdhë të liderit. Çiklisti 30-vjeçar krijoi një epërsi të konsiderueshme dhe ka gjasa ta mbajë kreun e renditjes edhe në etapat e ardhshme.
Tour de France vazhdon të mërkurën me etapën e pestë, 158 kilometra nga Lannemezan në Pau, një itinerar që pritet t'u përshtatet sprinterëve.
Etapa e 4-të
1. Mads Pedersen (LIDL-TREK) 04h 10' 45''-B: 10''.
2 Quinn Simmons (LIDL-TREK) 04h 10' 45 -B : 6
3. Raul Garcia Pierna (Movistar Team) 04h 10' 45' B:4
4. Marco Frigo (NSN CYCLING TEAM)) 04h 10' 45
5. Ramses Debruyne (Alpecin-Premier Tech) 04h 10' 45.
6. Kevin Vauquelin (Netcompany Ineos Cycling Team) 04h 10' 45
7. Sean Quinn (EF Education – Easypost) 04h 10' 45''
8. Torstein Træen (UNO-X Mobility) 04h 10' 45
9. Pablo Castrillo (Movistar Team) 04h 10' 45'
10. Mathias Vacek (LIDL-TREK) 04h 10' 45
Renditja e përgjithshme
1. Torstein Træen (Uno-X Mobility) 13h 02' 46''
2. Sean Quinn (Ef Education – Easypost) + 00h 00' 28''
3. Mathias Vacek (LIDL-TREK) + 00h 03' 50''
4. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) + 00h 07' 53''
5. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 07' 53''
6. Ramses Debruyne (Alpecin-Premier Tech) + 00h 08' 06''
7. Remco Evenepoel (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 08' 16''
8. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)) 00h 08' 17''
9. Juan AYUSO (LIDL-TREK) + 00h 08' 20''
10. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 08' 41''