Thellohet kriza në Postë, punëtorët pa marrë pagat e nëntorit

Ekonomi

Thellohet kriza në Postë, punëtorët pa marrë pagat e nëntorit

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:19
Posta e Kosovës

Edhe “Posta e Kosovës” ashtu sikurse edhe Telekomi po përballen me probleme të rënda financiare.

Mëgjithëse pagat e punëtorëve në këtë institucion lëshohen zakonisht në ditët e para të muajit, ato akoma nuk janë alokuar në llogaritë bankare të punëtorëve.

Lidhur me arsyen e mos-alokimit të pagave në kontot e punëtorëve dhe kohës kur do dalin këto mjete financiare, ka folur Kryeshefi i Postës, Xhevdet Smakiqi.

“Punëtorë e Postës edhe të Telekomit rrogat nuk i marrin me rregull prej dy ose tre vitesh. Rrogat e punëtorëve të Postës për ata që janë në operativë dhe që punojnë vazhdimisht me konsumatorë i kanë marrë me datën 7 ndërsa pjesa tjetër nuk i kanë marrë për arsye se edhe kriza e Telekomit ka shkaktu vonesat e pagesave që na i kanë për shërbime edhe për qira , edhe jena në krizë të Pandemisë edhe të hyrat edhe planifikimi nuk është realizu qysh e kemi ba planin pë vitin 2020. Javën që vjen besoj so t’i ekzekuojmë edhe nuk besoj se ka ndonjë problem”, ka deklaruar Smakiqi.

Punëtorët e Postës në kohë kohë pandemie po përballen me të theksuara ekonomike, por e njëjta situatë nuk është për drejtuesit e këtij institucioni.

Më 3 dhjetor 2020, në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës u vendos t’iu rritet paga prej 30%, zyrtarëve të lartë të Postës, vendim ky i cili më pas u anulua pas presionit mediatik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat