Vlera e Bitcoinit brenda javës rritet me rreth 25 për qind

Ekonomi

Vlera e Bitcoinit brenda javës rritet me rreth 25 për qind

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Bitcoin ka arritur vlerën prej mbi 23 mijë dollarë, një nivel që nuk është thyer për gati tre vjet.

Kjo kriptovalutë, sipas CoinMarketCap, aktualisht po tregtohet me 23,656.52 dollarë, që është një rritje prej rreth 24.44 për qind brenda një jave.

Brenda muajit nëntor, Bitcoin ishte rritur me mbi 66 për qind të vlerës.

Image
Vlera aktuale e Bitcoin | Burimi: CoinMarketCap

Tre muaj më parë, vlera më e lartë e Bitcoin ishte 10,528.89 dollarë.

Aktualisht vlera e kapitalit të tregut të Bitcoinit është 670 miliardë dollarë, ku përbën mbi 65 për qind të kriptovalutave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat