Oda e Hotelierisë dhe Turizmit u apelon deputetëve ta votojnë buxhetin para zgjedhjeve

Ekonomi

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit u apelon deputetëve ta votojnë buxhetin para zgjedhjeve

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 13:13
Kuvendi i Kosovës

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit u ka bërë apel deputetëve të Republikës së Kosovës, që ta votojnë projektligjin për buxhet 2021.

Kjo odë ka dhënë disa sqarime se si do të ndikojë në vend mosvotimi i buxhetit para se të shkohet në zgjedhje që pritet të mbahen në fillimin të vitit të ardhshëm.

Bizneset do të preken dhe punëtorëve që kanë humbur punën gjatë pandemisë, nuk mund t’u jepet ndihma e paraparë me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, thuhet në deklaratën e Odës.

Nëse nuk miratohet buxheti, nuk do të mund të ekzekutohet as granti në shumë prej 200 milion eurosh, të caktuara për ndihmë direkte financiare për bizneset të cilat janë goditur më së shumti nga pandemia.

Nëse nuk miratohet buxheti, do të ishte një zhgënjim dhe një goditje e madhe për bizneset, sepse të gjitha janë në pritje të mjeteve të ndara për to.

Nëse nuk miratohet buxheti edhe punonjësit, të cilët kanë humbur punën gjatë pandemisë, mund të mos marrin ndihmën prej 300 euro në muaj për tre muaj rresht, ashtu siç parashihet në Ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat