“Qeveria po rrezikon funksionimin e Telekomit”

Ekonomi

“Qeveria po rrezikon funksionimin e Telekomit”

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:09
Telekomi i Kosovës

Nga Telekomi i Kosovës thonë se Qeveria po rrezikon funksionimin e kësaj korporate.

Nëpërmjet një komunikate për media thuhet, “Marrëveshja e fundit për zhbllokimin e llogarive të Telekomit dhe shlyerjen e obligimeve ndaj Z-mobile me ndërmjetësim të qeverisë ka rënduar gjendjen financiare në korporatë”.

Nga kjo korporatë nëpërmjet komunikatës thonë se “Korporata edhe pse ka negociuar për shumë kohë me Zmobile për arritjen e marrëveshjes për shlyerjen e obligimeve nuk ka mundur të arrijë asnjë marrëveshje pa ndërmjetësim dhe garancion të qeverisë”.

“Kushtet e Telekomit për arritjen e marrëveshjes kanë qenë që shlyerja e obligimeve të bëhet gjatë katër viteve të ardhshme ndërsa që qeveria është dakorduar që ky afat të ulet në dy vite, pra kushti kryesor është negeciuar dhe vendosur nga vet qeveria. Por edhe pse qeveria ka dhënë garancione se do ta ndihmoj Telekomin që ta tejkaloj këtë situatë dhe të mos ketë ngecje në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje deri më tash edhe përkundër insistimit tonë dhe premtimeve të saj nuk është marr asnjë veprim”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media.

Tutje thuhet se “Mospërkrahja e qeverisë do të thotë që llogaritë e Telekomit mund të bllokohen përsëri qysh këtë javë, ndërsa punëtorët do të mbesin pa paga e familjet e tyre do të futet në varfëri”.

E kjo sipas tyre po rrezikon sigurinë kombëtare.

“Kjo negelizhencë e qeverisë rrezikon edhe sigurinë kombëtare pasi rënia e shërbimeve të Telekomit rrezikon funksionimin e gjithë institucioneve të sigurisë. Bordi dhe Menaxhmenti është angazhuar maksimalisht në kryerjen e obligimeve të veta duke siguruar që të ketë rritje të vazhdueshme të të hyrave dhe të krijoj stabilitet financiar megjithkëtë pa përkrahjen e qeverisë në këto momente kjo nuk mjafton. Telekomi ka përfillur në vazhdimësi gjithë kërkesat e Aksionarit, duke përfshirë uljen e pagave deri në 60 %, ka ulur të gjitha shpenzimet operative deri në masën ku nuk rrezikohen operimet tona, është në përfundim të procesit të ristrukturimit gjitha këto me qëllim të krijimit të stabilitetit në kompani”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, punonjësit e Telekomit, bordi dhe menaxhmenti kanë bërë thirrje qeverisë për reagim të menjëhershëm sipas tyre me qëllim që të mos lejohet shkatërrimi i kompanisë, të mos rrezikohet ekzistenca e më shumë se 3000 punëtorëve dhe familjeve të tyre dhe të mos cenohet siguria jonë kombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat