​Partneriteti për Zhvillim Ekonomik takim me kandidatët për kryeministër

Ekonomi

​Partneriteti për Zhvillim Ekonomik takim me kandidatët për kryeministër

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 17:53
Foto nga takimi

Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me STIKK- Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, SHPDK- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, KIMERK - Kllasteri i Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës, KAMA- Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve, dhe G7- Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës, kanë iniciuar platformën e Partneritetit për Zhvillim Ekonomik.

Partneriteti për Zhvillim Ekonomik është iniciativë e cila ka për qëllim të avokojë për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit tonë, e në veçanti të sektorëve të cilët i përfaqësojmë si organizata. Si objektiv kryesor i këtij partneriteti është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit tonë. Por edhe inicimi i ndryshimeve në politikat dhe ligjet të cilat rrisin konkurrueshmërinë e kompanive vendore dhe promovojnë dhe avancojnë prodhimet dhe shërbimet Made in Kosova.

Gjatë ditës së sotme, Partneriteti për Zhvillim Ekonomik organizoi dy takime, me kandidatët për Kryeministër nga partia LDK dhe PDK, më saktësisht me Avdullah Hoti dhe Enver Hoxhaj.

Ku qëllimi i takimeve ishte informimi i hollësishëm për Planin Ekonomik që këto parashohin të implementojnë në rast të formimit të qeverisë.

Për shkak të pandemisë të pranishëm ishin një numër i kufizuar i prodhuesve, mirëpo ngjarja u përcoll drejtpërdrejtë në rrjetet sociale të gjitha organizatave pjesë të Partneritetit për Zhvillim Ekonomik.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat