Biznesmeni nga Kosova, Burim Piraj mbështet reciprocitetin me Serbinë

Ekonomi

Biznesmeni nga Kosova, Burim Piraj mbështet reciprocitetin me Serbinë

Nga: N.SH Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 08:59
Burim Piraj

Biznesmeni Burim Piraj, pronar i fabrikës Meka po e mbështet reciprocitetin me Serbinë.

Reciprocitetin pritet ta vendos Qeveria Kurti, të paktën kështu ishte zotua lideri i VV-së, Albin Kurti.

Biznesmeni Piraj, është model për bzineset në Kosovë.

Ai ua paguan punëtorëve edhe pagën e 13-të si dhe pagën minimale e ka mbi 300 euro.

Postimi i plotë:

Po më vjen se po kthjellet populli im i dashur! Po shpresoj që së shpejti më nuk do të blej askush prodhime Serbe, më përpara blej të Australisë që është në skajin tjetër të botës se sa të Serbisë që ende shpreson një ditë ta ri okupoj Kosovën e që të gjithë e dimë që nëse merr hap të tillë nga Serbia do të ngel Pashallëku i Beogradit sepse Kosova më nuk është në vend i çarmatosur me prezencë të madhe ushtarake e policore Serbe siç ka qenë dikur por ajo e ka strukturën e vetë mbrojtëse dhe do të kundërpërgjigjet si asnjëherë më parë! #reciprocitet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat