KEDS: Faturat e rrymës me zbritje vetëm edhe për muajin mars

Ekonomi

KEDS: Faturat e rrymës me zbritje vetëm edhe për muajin mars

Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:38
Fatura e rrymës

Ndryshimi i vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme, në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike do të ndikojë edhe në faturat e energjisë elektrike të konsumatorëve.

Sipas KEDS-it, me vendimin paraprak, tashmë të shfuqizuar, qeveria kishte ndarë një shumë prej rreth 16 milionë euro, të cilat do t’u jepeshin prodhuesve të energjisë nga burimet e ripërtërishme përmes KOSTT-it. Kjo nënkuptonte që shuma që do e përfitonin këta prodhues, do t’iu zbritej konsumatorëve.

“Vendimi i fundit i marrë nga Qeveria e Kosovës (nr. 03/64 i datës 12 shkurt 2021) ka përgjysmuar shumën e paraparë për t’u ndarë tek këta prodhues, nga 16 milionë në 8 milionë. Me përgjysmimin e buxhetit për subvencionim të prodhuesve të energjisë nga burimet e ripërtëritshme, sipas amandamentit të marrëveshjes së nënshkruar nga palët do të shkurtohet edhe periudha përfituese e zbritjes në fatura, e cila do të përfundon me faturimin e muajit mars 2021 dhe nuk do të aplikohet për muajt vijues”, njofton KEDS.

Po ashtu, KESCO njofton konsumatorët që konform marrëveshjes paraprake, konsumatorët tashmë kanë përfituar nga zbritja në faturat e energjisë për periudhën janar-shkurt, ndërkaq për muajin mars sipas vendimit dhe marrëveshjes se re do të zbatohet zbritja prej 3.802 euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat