Ministri Peci: Sektori i pylltarisë i rëndësishëm për ekonominë e vendit

Ekonomi

Ministri Peci: Sektori i pylltarisë i rëndësishëm për ekonominë e vendit

Më: 18 prill 2021 Në ora: 23:49
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mbajti takim virtual me përfaqësuesit e Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (FAO), ku bashkëbisedoi me udhëheqësin regjional të ngarkuar për Kosovë, Raimund Jehle i cili ishte i shoqësuar nga zyrtarë të FAO-s.

Në këtë takim, ministri Faton Peci fillimisht i falënderoi përfaqësuesit e FAO-s për angazhimin e kësaj organizate në Kosovë, përkatësisht me realizimin e projekteve të saj, që nga përfundimi i luftës e deri më sot, duke theksuar kështu se sektori i pylltarisë është sektor i rëndësishëm brenda MBPZhR-së, por edhe për ekonominë e vendit.

Nga të pranishmit, u diskutua për arritjet dhe problematikat me të cilat përballet sektori bujqësor në vend, ndërsa theks i veçantë iu kushtua fillimit të hartimit të Projekt Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë për periudhën 2021-2030, i cili po mbështetet edhe nga projekti aktual “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, i cili po implementohet nga zyra e FAO-s në Prishtinë.

“Duke qenë se në këtë drejtim duhet punuar me shpejtësi, unë do të kërkoj nga Ekipi Punues që të intensifikoj punën, në mënyrë që brenda këtij viti të përfundojnë të gjitha procedurat e miratimit të saj. Në këtë dokument të rëndësishëm të planifikimit afatgjatë, duhet të jepen orientimet zhvillimore dhe të adresohen edhe problemet dhe sfidat aktuale, për të cilat do të ofrohen zgjidhjet adekuate”, tha ndër tjera ministri Peci.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e FAO-s e uruan Ministrin Faton Peci për detyrën e re duke e siguruar se do të vazhdojnë të kontribuojnë në avancimin e menaxhimit të sektorit pyjor në Kosovë, sektor ky potencial në zhvillimin ekonomik të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat