Akademia e lansuar nga BPB për mbështetjen e bizneseve të vogla rritë ekonominë dhe punësimin

Ekonomi

Akademia e lansuar nga BPB për mbështetjen e bizneseve të vogla rritë ekonominë dhe punësimin

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 16:27
Ilustrim

Hapja e Akademisë së ndërmarrsisë të Bankës Për Biznes(BPB) mundësuar nga Europen Fund For Southeast Europe (EFSE)nga EFSE(Fondi zhvillimor), e cila pritet të mbahet në shtatë qendra të Kosovës për trajnimin dhe edukimin e bizneseve për zhvillimin e tyre ka ndikim edhe në nxitjen e rritjes ekonomike dhe punësimit në vend.

Drejtori i BPB-së Arton Celina theksoi se kjo bankë synon të jetë partner strategjik për bizneset në Kosovë, i cili shtoi se akademia ndërlidhet direkt me jetën e përditshëm të klientëve tanë.

Celina thekson se bizneset e vogla kanë nevojë edukim dhe trajnim siç është rasti për qeverisje të mirë korporative.

Celina: Bizneset kanë nevojë të trajtohen në këto akademi me karakter praktik dhe zhvillimor

“Hulumtimet tona tregojnë se ndërmarrjet e vogla në periudha afatmesme apo pas vitit të tretë fillojnë të hasin në vështirësi të shumta biznesore ku u kanoset vet ekzistenca e tyre. Këto hulumtime gjithashtu deshifrojnë disa tema të cilat do të duheshin të trajtoheshin me kohë për t’iu dalë në ndihmë bizneseve që mos të kenë probleme të tilla në të ardhmen. Temat si pozicionimi strategjik, segmentimi i drejt i tregut, qeverisja e mirë korporatave apo edhe të qenurit të vegjël dhe të pa qëndrueshëm për furnitorët e tyre dalin si tema të cilat kanë nevojë për t’u trajtuar në këto akademi me karakter praktik dhe zhvillimor. Janë këto disa nga temat të cilat ne i kemi nxjerrë si interesante për t’u trajtuar me klientët tanë direkt. Pra, trajtimi i këtyre temave me interes të veçantë për mikro ndërmarrjet janë edhe pjesa kryesore e këtyre akademive”, theksoi Celina.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës(OEK) Berat Rukiqi tha se ky projekt i ri sot që po nis nga BPB është në vizionin e bankës që ka pasur ky menaxhment që nga fillimi për rritjen jo vetëm të fitimit të bankës, por edhe në rritjen e shërbimeve për partnerët e saj në këtë rast bizneset.

Rukiqi: Nxitja e aktivitetit ndërmarrës ndikon në rritjen e punësimit

“Nxitja e aktivitetit ndërmarrës është mënyra e vetme me krijuar vende të qëndrueshme të punës. Ne sot fatkeqësisht kemi një orientim drejt sektorit publik, por kjo duhet me u ndryshua dhe me u kthyer nga krijimi i vendeve të punës përmes aktivitetit ndërmarrës”, u shpreh Rukiqi.

Zyrtari për investime në EFSE, Arben Morina tha se e veçanta e kësaj akademia është për shërbime jo financiare, për shërbime të bizneseve, trajnimin dhe edukimin e bizneseve.

Morina: Përmes kësaj asistence ndihmojmë bizneset në nxitjen e kapaciteteve

“Ne përmes kësaj asistence ndihmojmë bizneset në nxitjen e kapaciteteve dhe trajnime të ndryshme. Prej themelimit e gjerë më tani kjo komponentë shumë e rëndësishme ka zhvilluar mbi 900 projekte të ndryshme, ku vetëm në Kosovë ne kemi realizuar 84 projekte në vlerë monetare mbi 3.2 milionë euro”, tha Morina.

Zëvendës guvernatori i BQK-së Sokol Havolli gjatë lansimit nga BPB të Akademisë së Bizneseve “Mbështetje për bizneset e vogla në Kosovë”, tha se niveli i lartë i depozitave mbi 4 miliardë euro në bankat komerciale në vend ka ardhur edhe si rezultat i mungesës së kërkesës dhe ndarja e mjeteve të Trustit, 10 përqind.

Me këtë rast zëvendës guvernatori Havolli foli për rëndësinë e shërbimeve jo financiare.

Havolli: Akademia e BPB-së e adreson problematikën e likuiditetit të tepruar

“Natyrisht kur konsiderojmë se kemi likuiditet të tepruar në sektorin financiar është më se e natyrshme të pyesim përse ky likuiditet vazhdon të jetë në nivelin më të lartë se sa vet sistemi financiar do ta dëshironte. Në bazë të diskutimeve kjo vjen si rezultat i mungesës së kërkesës... Pra ana e ofertës mbetet me tepricë, ndërsa ana e kërkesës mbetet e mbuluar plotësisht. Natyrisht konsideroj se një iniciativë e tillë prej BPB-së në këtë rast sigurisht se a adreson pikërisht këtë problematikë”, theksoi Havolli.

Ndërsa, trajneri nga “Guru academy” Adnan Sahsuvar para përfaqësuesve të bizneseve tha se programi ose akademia për ndërmarrësisë është e një rëndësie të veçantë për ekonominë.

Ai theksoi se Bankat dhe bizneset në këtë mënyrë mund ta rrisin prosperitetin në Kosovë.

Më tej tha se bankat duhet të zhvillojnë shërbime jo financiare për biznese pa kosto. Përveç shërbimeve për trajnim dhe edukim të bizneseve, BPB është e përkushtuar të sjellë risi në tregun e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat