Delegacioni i OAK-së pritet në takim nga Ministria e Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut

Ekonomi

Delegacioni i OAK-së pritet në takim nga Ministria e Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 09:16
Pamje nga takimi

Njohja reciproke mes të dy palëve, krijimi i linjave të komunikimit me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit të dyanshëm, këmbimi i praktikave dhe adaptimi i tyre në përshtatje të rrethanave për zhvillim më të madh të ekonomisë, ishin disa nga çështjet kryesore të cilat u diskutuan në mes të Delegacionit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Delegacionit të Ministrisë së Ekonomisë së RMV-së.

Kryetari i Bordit të OAK-së Skënder Krasniqi përgjatë këtij takimi njoftoi delegacionin rreth aktiviteteve të fundit të odës dhe pakove fiskale të cilat janë miratuar në Kosovë në ndihmë të bizneseve gjatë kësaj periudhe pandemie. Ndërsa, u parashtruan pyetje edhe rreth strategjive ekonomike që RMV ndjek dhe përkrahja reale për sektorin privat, marrë parasysh faktin që Maqedonia ka miratuar tashmë 6 pako fiskale në mbështetje të bizneseve.

Nga ana tjetër Sekretarja e shtetit Razmena Cekic – Durovic, falënderoj OAK-në për incimin e këtij takimi të përbashkët duke u shprehur e gatshme për të bashkëpunuar në çështjet të cilat janë me interes për të dyja palët.

Image

E Këshilltari Shtetëror për Industri, Investime dhe Përgjegjësi Sociale Blerim Zlatku, gjatë diskutimit rreth pakove fiskale theksoi se në gjashtë pakot që ka miratuar Maqedonia e Veriut ka pasur ndihma për çdo lloj ndërmarrje, sidomos për turizëm, pasi që problemi kryesor ka qenë me gastronominë dhe hotelerinë sepse këto sektore janë ballafaquar më së tepërmi me stagnim.

Nga të dyja palët ky takim u vlerësua të jetë vetëm si fillim i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave të vendeve tona, duke u dakorduar për takime e diskutime të mëtutjeshme rreth çështjeve me interes reciprok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat