Numri i familjeve që kanë kërkuar asistencë sociale është në rritje për shkak të COVID-19

Ekonomi

Numri i familjeve që kanë kërkuar asistencë sociale është në rritje për shkak të COVID-19

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 08:25
Foto Ilustrim

Kjo është njëra ndër lagjet që jetojnë një numër i madhe i familjeve me asistencë sociale.

Gjendja e rënduar ekonomike po ua pamundëson një jetesë më të mirë banorëve të këtyre shtëpive.

E gjithë kjo situatë po rëndon fëmijët të cilët shndërrohen në objekt tallje nga shokët e tyre.

Kështu thonë prindërit.

Ndonëse nuk pranuan të flasin para kamerës ata i thanë Televizionit se shuma e socialit që marrin është e pamjaftueshme.

Megjithatë koordinatori për projekte në Komunën e Prishtinës, Premtim Fazliu ka treguar se kryeqyteti nuk ka shumë raste sociale kundrejt numrit të madhe të banorëve që ka.

Ai tutje ka treguar se Komuna e Prishtinës krahas asistencës sociale i ndihmojnë këta qytetarë edhe në forma të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat