Ministrja e Ekonomisë kërkon që të ndryshohet emri i Republikës së Kosovës në Traktat

Ekonomi

Ministrja e Ekonomisë kërkon që të ndryshohet emri i Republikës së Kosovës në Traktat

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 16:54
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot ka marrë pjesë në Takimin Informal të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, në të cilin takim kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopač si dhe Zëvendës Drejtori, Dirk Buschle.

Ministrja Rizvanolli ka diskutuar bashkë me përfaqësuesit e Komunitetit të Energjisë si dhe Ministrat përgjegjës për këtë sektor në vendet përkatëse Në këtë takim të mbajtur në format online është diskutuar për amandamentimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, Kornizën e Energjisë dhe Klimës për vitin 2030 si dhe hartimin e rrugës për targetin e dekarbonizimit deri në vitin 2050.

Gjatë fjalimit të saj, Ministrja Rizvanolli ka theksuar që Kosova e vlerëson procesin e reformimit të Traktatit dhe që Kosova është pjesë e tij që nga viti 2005 kur UNMIK-u ka nënshkruar marrëveshjen në kuadër të institucioneve të Kosovës kurse në 2008 institucionet e Republikës së Pavarur të Kosovës kanë filluar të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e Traktatit duke përfshirë këtu edhe kontribut ndaj buxhetit të Sekretariatit në Vjenë.

Për këto arsye, Ministrja zyrtarisht ka kërkuar që të ndërrohet emri në Republikën e Kosovës në Traktat për të shmangur çfarëdo pasigurie ligjore mbi të drejtat dhe përgjegjësitë.

Gjatë diskutimeve teknike, Ministrja ka deklaruar që qëndrojmë prapa obligimeve të Kosovës në lidhje me procesin e tanishëm dhe angazhimeve që ka bërë Kosova dhe që tani jemi në proces të zhvillimit të Strategjisë Kombëtare të Energjisë dhe Klimës për targetat e vitit 2030.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat