ATK dhe BKS nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Ekonomi

ATK dhe BKS nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 15:27
Sami Mazreku dhe Ilir Murtezaj

Në vazhdën e bashkëpunimit me institucione dhe organizata me interes Administrata Tatimore e Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimit, sot kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Drejtor Ekzekutiv i BKS-së Sami Mazreku.

Qëllimi i kësaj marrëveshje të bashkëpunimit është shkëmbimi i të dhënave në mes ATK-së dhe BKS-së në kohë reale për entitetet juridike në Republikën e Kosovës, ky shkëmbim i të dhënave mundëson përmirësimin e ciklit të regjistrimit të mjeteve motorike në Kosovë, si dhe shmangien e rasteve të mashtrimit dhe realizimin e procedurave të dëmshpërblimit të palëve të dëmtuara në kohën dhe në masën e duhur, për të cilat veprime dhe procedura BKS është bartëse zyrtare.

BKS-ja përmes kësaj marrëveshje obligohet që të gjitha detajet që lidhen me sigurimet e ndryshme, sipas kategorizimit të tyre, si dhe kompensimet e dëmeve për personat fizik dhe juridik t’i ndajë në mënyrë elektronike me Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në specifikacionet e kërkuar nga kjo e fundit. BKS-ja gjithashtu duhet të ofrojë dhënat për provizionet teknike, provizionet e arkëtueshme, rezervat, të hyrat nga primet e sigurimeve, ri-sigurimeve, primeve të fituara, përfshirë numrin e veturave siguruara dhe atyre jo siguruara nga qytetaret dhe bizneset.

Sipas kushteve të parapara në marrëveshje të gjitha të dhënat, informacionet dhe dokumentet zyrtare, të cilat vihen në dispozicion nga palët nënshkruese do të përdoren vetëm për qëllime të aktiviteteve zyrtare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat