Rizvanolli: Punët e mira në Ministri do t’i vazhdojmë, tjerave do t’ua japim kahun e duhur

Ekonomi

Rizvanolli: Punët e mira në Ministri do t’i vazhdojmë, tjerave do t’ua japim kahun e duhur

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 12:01
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për planet që ka derisa do të udhëheqë këtë dikaster.

Ajo ka thënë se ajo dhe stafi i saj përkundër punës që po bëjnë, po përballën me sfida nga qeverisja e kaluar.

“Në këtë plan të këtij viti jemi siguruar që në njërën anë të mos ndërpriten proceset e mira dhe punët e mira që kanë qenë duke u bërë deri më tani dhe nga ana tjetër që proceseve të tjera t’ua japim kahun e duhur në përputhje me planin tonë strategjik dhe operacional, si dhe programit qeveritar”.

“Qëllimi kryesor është krijimi i kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes teknologjisë së informacioni, energjisë së pastër dhe të përparueshme dhe të qeverisjes së mirë të ndërmarrjeve publike”.

Rizvanolli ka thënë se për të përmbushur këto objektiva kanë hartuar një varg objektivash që ndikojnë direkt në interesin e përbashkët.

“Sektori i energjisë merr një pjesë të mirë të vëmendjes tonë. Ministria është e angazhuar për përmirësimin e furnizimit të qëndrueshëm përmes rritjes së shumëllojtë të burimeve energjetike”.

Ajo ka thënë se këtë do ta bëjë edhe në harmonizim me synimet e reja të BE-së dhe dhe me krijimin e tregut konkurrues energjetik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat