​Këshilla për trajtimin e problemeve nëse kompania nuk ka burime njerëzore

Ekonomi

​Këshilla për trajtimin e problemeve nëse kompania nuk ka burime njerëzore

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 07:50
Ilustrim

Nganjëherë punonjësit kanë probleme në punë, por kompania është e vogël ose nuk kërkojnë staf të burimeve njerëzore. Punonjësit kanë nevojë për dikë që t’i besojnë dhe të kërkojnë ndihmë ose edhe t’i adresojnë problemet e zakonshme. Por është e mundur që edhe kompanitë të cilat kanë më shumë se 50 punonjës që të mos kenë një person të përkushtuar vetëm në këtë drejtim, ose e kanë dikë, por merret edhe me çështje të tjera dhe trajtimi i problemeve është i papërfillshëm.

Punonjësit duhet që ta kuptojnë që, edhe pse kompania në të cilën ata punojnë nuk ka menaxher të burimeve njerëzore, nuk do të thotë që ata duhet të heshtin përballë problemeve që kanë dhe t’i kërkojnë disa të drejta.

Burimet njerëzore dhe problemet e ngacmimit

Rreziku më i madh është që të mos ketë një person të trajnuar të burimeve njerëzore dhe punonjësit të përballen me akuza për ngacmim. Nëse një bashkëpunëtor ju ngacmon seksualisht, kompania është ende e detyruar të ndalojë ngacmimin, edhe pa një menaxher të burimeve njerëzore për të kryer hetimin. Me pak fjalë mungesa e menaxherit të burimeve njerëzore është brengë për ekipin menaxhues, por nuk duhet të jetë për punonjësit.

Përdorimi i shefave si menaxher i burimeve njerëzore

Është mirë që kompania të ketë menaxherë të burimeve njerëzore, por ata nuk janë shpëtimtarët për menaxhimin e keq. Ai do t’i dëgjojë punonjësit, do t’i hetojë problemet dhe do të sigurojë zbatimin e duhur, por ai ka aq fuqi sa i jep shefi i tij.

Në shumë kompani, madje edhe me departamentet e burimeve njerëzore, hapi i parë për çdo problem është mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë dhe më pas shefi i mbikëqyrësit. Në rastin tuaj, meqenëse nuk ka fare departament të burimeve njerëzore, duhet të përdorni këtë teknikë raportimi.

Nëse mbikëqyrësi juaj i drejtpërdrejtë është problemi, ju mund t'i raportoni çështjen shefit të tyre.

Edukoni veten tuaj

Nëse kompania juaj nuk e ka dikë të burimeve njerëzore, gjëja më e mirë që ta bëni është që mund ta edukoni veten në çështjet e punës. Edhe ata të burimeve njerëzore e dinë fare mirë që një biznes për të qenë i suksesshëm duhet që punonjësit t’i trajtojë mirë. Prandaj edukojeni veten për të drejtat tuaja!

“The balancecareers” rekomandon që të gjithë punonjësit, e sidomos ata të cilët nuk kanë burime njerëzore që ta lexojnë librin e Donna Ballman “Stand Up For Yourself Without Getting Fired: Resolve Workplace Crises Before You Quit, Get Axed or Sue the Bastards”.

Dikush duhet t’i mbajë përgjegjësitë e Burimeve Njerëzore

Edhe nëse biznesi juaj është pa një menaxher të burimeve njerëzore, dikush duhet t'i bëjë ato detyra të burimeve njerëzore. Dikush duhet të bëjë oferta pune dhe t’i përcaktojë pagat. Dikush duhet t’i plotësojë dokumentet e lejes së mungesës ose t'u përgjigjet kërkesave të papunësisë dhe kompensimit të punëtorëve. Dikush duhet të marrë vendimin për sigurimin shëndetësor të kompanisë. Ai person duhet të jetë më i njohuri rreth asaj që po ndodh, edhe nëse nuk është i aftë për atë që duhet të bëjë një menaxher i burimeve njerëzore.

Ndërsa ju, vazhdoni të flisni me atë person për shqetësimet dhe pyetjet tuaja, do të mund ta kuptoni që përvoja e tyre mund t’ju ndihmojë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat