​Çmimet e importit në Kosovë shënojnë ngritje 3.4 për qind

Ekonomi

​Çmimet e importit në Kosovë shënojnë ngritje 3.4 për qind

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Çmimet e importit në Kosovë shënuan ngritje 3.4 për qind në tremujorin e dytë 2021, krahasuar me tremujorin paraprak të këtij viti.

Sipas raportit më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tremujorin e dytë, ngritjet më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin tek instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (12.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (11.7%); vajrat ushqyese (10.0%); produktet minerale (8.1%) etj.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te letra dhe artikujt e saj 2.4%, lëkura dhe artikujt e saj 1%, tekstili dhe artikujt e tekstilit 0.5%, këpucët 0.3% dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar 0.2%.

Çmimet e importit në Kosovë patën ngritje në një mesatare prej 7.7% ndërmjet tremujorit të dytë 2021 dhe të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Ngritjet më të mëdha ishin te produktet minerale (22.6%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (19.3%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (14.6%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (14.4%); vajrat ushqyese (10.0%) etj.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te tekstili dhe artikujt e tekstilit 6.2%, letra dhe artikujt e saj 5.1%, dhe këpucët 1.9%. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat