Skandaloze, Dogana e Kosovës lëshon faturë me dinarin serb

Ekonomi

Skandaloze, Dogana e Kosovës lëshon faturë me dinarin serb

Nga: A.M. Më: 2 shtator 2021 Në ora: 21:00
Dogana e Kosovës

Eurot janë paratë zyrtare që përdoren në Kosovë.

Por, shpesh herë në disa qytete të Kosovës, që shumica e banorëve i përkasin komunitetit serb është raportuar se përdorin edhe dinarin e Serbisë.

Përdorimin e dinarit serb ka hasur edhe një qytetar i Kosovës në Doganën e Kosovës.

Qytetari (emër i njohur për redaksinë) ka treguar se nga Dogana e Kosovës në Dheun e Bardhë i është lëshuar një faturë, në të cilën figurojnë vlera e çmimit në dinarin serb (RSD).

Gjithashtu, ai i ka dërguar gazetës “Bota sot” si dëshmi edhe faturën e lëshuar nga Dogana e Kosovës.

Në këtë dokument shihet edhe vula e Doganës së Kosovës, ndërkaq, fatura është lëshuar sot më 2 gusht, në orën 18:15.

Ndryshe, ditë më parë, u njoftua se Dogana e Kosovës se ka inkasuar mbi 30 përqind më shumë se në vitin 2020.

Image
Dokument
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat