Gazsjellësi amerikan, flet ish-ministri i Ekonomisë

Ekonomi

Gazsjellësi amerikan, flet ish-ministri i Ekonomisë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 18:58
Fadil Ismaili

Ish-ministri i Ekonomisë, Fadil Ismaili, ka thënë se për pranimin e një projekti të tillë, si ai i gazsjellësit, amerikan duhet bërë studime të shumta dhe shumë serioze.

Po s’u bënë këto studime, Ismaili thotë se do të ishte shumë joserioze.

“Kur flasim për një gazsjellës dhe impiantet që duhet të ndërtohen dhe infrastrukturës përkatëse kur fillon ai gazsjellës kërkohen studime tepër serioze. S’mundet me hy në projekte miliardëshe asnjë vend, ose nëse hyn është joserioze, nëse s’kryhen të gjitha studimet deri te projekte konkrete. Si zhvillohet ai, me çfarë sasie duhet të vijë, sa është forca blerëse e gazit te ne, çfarë rrjeti sekondar që s’e kemi fare”.

“Ky është gaz që vjen nga Azerbajxhani, është gazsjellës i cili që nga fillimi është përkrahur edhe nga qeveria amerikane, sepse shkon linjave veriore që vijnë nga Rusia dhe të tjerët, ndërsa ky në njëfarë mënyre edhe për Europën edhe për pjesën tonë si një gazsjellës nga aspekti i sigurisë më të lartë që nuk do të ketë problem të ardhshëm. Dihet që qasja e gazit shfrytëzohet edhe për arsye politike, pra për presione të ndryshme politike. Pra, edhe këto ditë kemi përjetuar diçka të tillë, nuk di nëse po përcillen çmimet. Momentalisht, çmimet e gazit janë më shumë se katërfishuar. Prej 16 euro MV aktualisht është afër 80 euro”.

Ai në Info Magazine ka thënë se diversiteti i burimeve energjetike është pasuri dhe siguri më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat