Më pak se 10% e grave në Kosovë janë të përfshira në ndërmarrësi, kërkohet stimulim nga Qeveria

Ekonomi

Më pak se 10% e grave në Kosovë janë të përfshira në ndërmarrësi, kërkohet stimulim nga Qeveria

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 16:29
Foto nga konferenca

Ministri i Zhvillimit Rural, Fitim Damka ka thënë se më pak se 10% e grave në Kosovë janë të përfshira në ndërmarrësi. Ndërsa, Qeveria e Kosovës udhëzohet që të krijojë politikat e duhura që sigurojnë dhe stimulojnë gratë në këtë drejtim.

Kështu u bë e ditur në debatin me temën: Ndërmarrësia, mundësi reale për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë, në kuadër të Projektit “Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademia e Ndërmarrësisë”, mbështetur financiarisht nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Ministri Damka tha se kjo ministri në tri vitet e fundit ka mbështetur 141 biznese që udhëhiqen nga gratë.

Damka tha se kjo ministri në vitet e ardhshme do ketë program të veçantë për mbështetjen e ndërmarrësive që udhëhiqen nga gratë.

Damka: Vetëm 10% e grave janë të përfshira në ndërmarrësi

“MZHR programet i ka të ndërlidhura mes vete që nënkupton se pas ngritjes së kapaciteteve, idetë kreative për të bërë biznes përmes programe start-up. Përmes programeve të bizneseve ekzistuese një mundës tjetër për të bërë biznes duke gjeneruar vende të reja të punës dhe për të qenë të pavarur përmes vetëpunësimit duke zhvilluar procesin e tyre….Gratë në ndërmarrësi ende përfshijnë një përqindje të vogël afër 10 % MSHR përmes programe zhvillimore ka një prioritet përkrahjen e grave dhe vajzave në zhvillimin e bizneseve. Disa analiza që kemi bërë për tri vitet e fundit në të kaluarën nga 2018 -2020 MZHR ka mbështetur në total 141 biznese të udhëhequra nga gratë, numri më i madh i projekteve përfituese janë gra nga regjioni qendrës janë 39 përfitues”, theksoi ai.

Ndërsa, koordinatorja e ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson u shpreh se Qeveria e Kosovës duhet të krijojë politika e duhura dhe t’i sigurojë gratë se ato kanë qasje të lehtë në vendet e punës.

Sipas saj, fuqizimi ekonomik i gruas është e drejtë e njeriut është gjëja më e mençur e një shoqërie.

Richardson: Qeveria të hartoj politika për gratë që të kanë qasje në punë

Tani është koha kur duhet të ngrisim zërin dhe të sigurojmë se jemi të fuqizuar për t’i zhvilluara këto projekte, sepse gratë përbëjnë 50% të popullatës duhet të jenë në pozicion të barabartë sikurse meshkujt sikurse meshkujt i kemi të njëjtat të drejta. Kosova e ka me Kushtetutë dhe ka vërtetuar këtë Kosova rishtazi ka ratifikuar edhe Konventën e Stambollit që ka siguruar një rizotim për me luftuar dhunën ndaj fëmijëve dhe grave. Neve tani kemi atë mundësi dhe përgjegjësinë që të sigurojmë që të drejtat e grave janë përmbushur... Ka shumë e shumë fusha ku gratë munden me qenë kreative dhe janë kreative kështu që qeveria ka shumë përgjegjësi që t’i krijoj politikat e duhura, insentivat e duhura që t’i stimuloj ato dhe t’i siguroj që gratë kanë qasje në ato vende pune ,sepse tek e fundit ka shumë diskriminim dhe përveç këtu nëse je grua që i përket ndonjë minoriteti është problemi i gjuhës ndoshta nuk jeton afër duhet me mëndu edhe si me shkua deri në vendin e punës apo ndoshta ke ndonjë aftësi të kufizuar ka shumë barriera që i prekin shumë gratë sesa burrat ”, u shpreh ajo.

Drejtoresha ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, Njomza Emini tha se përmes këtyre debateve po tentohet të rritet niveli i informacioneve të grave për mundësitë që të jenë udhëheqëse në këtë sektor.

Emini i shpalosi edhe disa nga objektivat kryesore në këtë drejtim.

Emini: Objektivat tona mbeten vetëdijesimi i grave për ndërmarrësinë

“Krahas ngritjes së nivelit të informacionit të grave dhe vajzave për ndërmarrësi në kuadër të projektit kemi definuar objektivat: zhvillimi rajonal përmes nxitjes së grave dhe vajzave nga rajonet e ndryshme të marrin pjesë në aktivitet të ndryshme për ngritjen e kapaciteteve të tyre në ndërmarrësi. Krijimi i rrjetit jo formal për promovimin e ndërmarrësisë në mesin e grave dhe të rinjve, promovimi i bashkëpunimit në mes shoqërisë civile dhe nivelit qendror për ngritjen e zhvillimit ekonomik rajonal. Përveç që synojmë që përmes këtyre aktiviteteve të edukimit joformal që shtojnë nivelin e informacioneve në mesin e pjesëmarrësve do kemi mundësi të krijojmë fushatën vetëdijësuese dhe në fund të krijojmë rrjetin joformal të aktiviteteve që promovojnë ndërmarrësinë“, theksoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat