​ATK: 2.756 punëtorë të formalizuar për nëntë muaj

Ekonomi

​ATK: 2.756 punëtorë të formalizuar për nëntë muaj

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) nga muaji janar deri në shtator të këtij viti ka identifikuar dhe formalizuar 2.756 punëtorë të paregjistruar.

Në një njoftim për media thuhet se ATK ka nisur zbatimin e tri projekteve që ndikojnë në formalizmin e punëtorëve, sikurse ai i punësimit joformal, ndërtimtarisë, akomodimit dhe shërbimit ushqimor, të cilat janë të bazuara në metodologjinë e vlerësimit të rrezikut.

Këto tri projekte janë hartuar në bashkëpunim të ngushtë me FMN-në dhe përmes së cilave ATK synon trajtimin e dukurisë së punësimit joformal apo punës së pa deklaruar.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës është e orientuar në formalizmin e këtij sektori, përmes vendimeve të ndryshme, si dhe përmes Pakos për Ringjallje Ekonomike, konkretisht përmes masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të cilat janë input shumë i rëndësishme në deklarimin e punëtorëve, por edhe rritjes së sensibilizimit të punëtorëve për të kërkuar që të deklarohen nga ana e punëdhënësit.

ATK inkurajon të gjithë punëdhënësit dhe punëtorët që të aplikojnë për të përfituar nga masat 1.1, 1.2 dhe 1.3, pasi që duke deklaruar punëtorët do të ndihmojnë në uljen e informalitetit në këtë sektor

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat