Për një vit u mbyllën 5834 lëndë

Ekonomi

Për një vit u mbyllën 5834 lëndë

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 12:45
Ilustrim

Hiç më pak se 5834 lëndë, menaxhmenti i ri i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), si kurrë më parë ka arritur t’i mbyll brenda një viti.

Bazuar në të dhëna zyrtare të BKS-së shihet se nga totali i lendeve të mbyllura nga 1 tetori i vitit 2020 e deri më 30 shtator të këtij, pra 1616 janë lënë të mbyllura gjatë tre mujorit të fundit të vitit 2020, derisa 4218 janë mbyllur gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti. Dinamikë e njëjtë e mbylljes së lëndëve në kohë rekorde është duke vazhduar edhe gjatë tre mujorit të fundit të këtij viti.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, thotë se nga ardhja e tij në këtë pozitë në shtator të vitit 2020, prioritet kryesor e ka pasur trajtimin dhe kompensimin e shpejtë të dëmeve. Ai thotë se gjatë kësaj periudhe kohore edhe kompanitë e sigurimeve kanë shpenzuar shuma të mëdha mjetesh në emër të kompensimit të dëmeve.

“Qëllimi jonë është aplikimi i standardeve Evropiane në Byronë Kosovare të Sigurimit. Pra, të bëjmë trajtim të shpejtë, korrekt dhe kompensim sipas afateve ligjore”, ka thënë drejtori Mazreku.

7,417,419 € është shuma e dëmeve të mbyllura nga Byroja Kosovare e Sigurimit gjatë periudhës janar-shtator 2021.

5,689,856 € është shuma e dëmeve të mbyllura nga Byroja Kosovare e Sigurimit gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2021 e që i përkasin vitit 2020 e më të vjetra se ky vit

1,727,562 € është shuma e dëmeve të mbyllura nga Byroja Kosovare e Sigurimit gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2021, e që i përkasin vitit 2021.

3396 euro ka qenë mesatarja e dëmeve të lendeve të mbyllura që i përkasin vitit 2020, e më të vjetra se ky vit

1021 euro ka qenë mesatarja e dëmeve të lendeve të mbyllura që i përkasin vitit 2021.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat