Ministri Murati flet për rritjen e çmimeve

Ekonomi

Ministri Murati flet për rritjen e çmimeve

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 14:19
Hekuran Murati

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe prodhuesit vendorë.

Ai ka folur edhe për rritjen e çmimeve në vend dhe manipulimet e mundshme.

Sa i përket hetimeve ndaj tregtarëve për rritjen e çmimeve, ministri Murati theksoi se më këtë çështje duhet të merret institucionet përkatëse.

“Normalisht që me këto çështje duhet të merret edhe Inspektorati i Tregut, por edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe kudo që ka pasur ose kudo që vërehet që ka pasur manipulime të tilla, pra ekziston dhe korniza ligjore që do të merret me këto çështje”, tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat