​Kurti: Rritja e të hyrave në ATK pa i ndryshuar politikat fiskale, është e pashembullt në botë

Ekonomi

​Kurti: Rritja e të hyrave në ATK pa i ndryshuar politikat fiskale, është e pashembullt në botë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 14:38
Foto nga takimi

(E plotësuar 15:03) - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka lavdëruar punën e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) duke thënë se rritja e 1/3 të hyrave tatimore për këtë vit pa i ndryshuar politikat fiskale, është një sukses i pashembullt.

Kurti me këtë rast ka ofruar mbështetjen e Qeverisë për ATK-në, si një institucion të rëndësishëm për ekonomi dhe financa.

Kurti: Rritja e të hyrave në ATK pa i ndryshuar politikat fiskale, është e pashembullt

“Shpreh mbështetjen dhe përkushtimin tonë për ATK-në që është institucion vital ekonomik dhe financiar i Republikës sonë. Sigurisht që ndjehem shumë i lumtur kur dëgjoj se në këtë vit janë rritur të hyrat tatimore për 1/3. Kështu që kjo ka ndodhur pa e ndryshuar politikën fiskale. Ne në këtë vit të kemi këtë sukses, me të vërtetë është e pashembullt”, tha ai.

Drejtori i ATK, Ilir Murtezaj, ka njoftuar kryeministrin për sfidat, ecurinë e zhvillimeve dhe trendet e të hyrave, i cili tha se nga janari deri më sot, ATK ka inkasuar 447 milionë euro ose 33 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë 2020.

Murtezaj: Për 9 muaj inkasuam 447 milionë euro ose 110 milionë më shumë vjet

“ATK gjatë periudhës nëntëmujore, janar-shtator 2021, ka arritur të inkasojë 447 milionë euro të hyra tatimore, që i bie mbi 110 milionë më tepër se në periudhën e njëjtë 2020, ose 33 për qind. E dimë që 2020 nuk është vit që mund të krahasohet performanca e institucionet për shkak të pandemisë. Andaj, krahasuar edhe me 2019, ATK ka shënuar rritje të të hyrave prej 75 milionë eurosh”, tha ai.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo performancë e mirë duhet të vazhdojë derisa shtoi se këto mjete shtesë i mundësojnë qeverisë për ridestinimin e tyre, për mbështetjen e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Murati: Rritja e të hyrave mundëson mbështetjen për bizneset dhe krijim të vendeve të punës

“Është lajm i mirë, për shkak se kjo na e mundëson që si qeveri, këto mjete shtesë që grumbullohen t’i ri-destinojmë te qytetarët dhe në ekonomi, hiq më larg se sot ku lansuam disa masa për t’i mbështetur prodhuesit vendorë. Mbështetja e tyre prej këtyre të hyrave shtesë nënkupton më shumë vende pune, më shumë qarkullim dhe më shumë të hyra tatimore të tjera”, tha Murati.

Drejtori i ATK-së po ashtu ka njoftuar kryeministrin Kurti për sfidat siç ka thënë ai në përzgjedhjen e zëvendësdrejtorëve dhe kushtet e stafit të punës në ish-objektin e Gërmisë.

Kurti: Suksesi i ATK-së është i pa shembullt

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati sot kanë vizituar Administratën Tatimore të Kosovës(ATK).

Kryeministri Kurti i ka ofruar mbështetje ATK-së, siç tha ai për këtë institucion që është vital për shtetin.

Derisa theksoi 1/3 e rritjes së hyrave tatimore për këtë vit pa i ndryshuar politikat fiskale, është një sukses i pashembullt.

Ky sukses vërtet është i pa shembullt”, tha ai.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo performancë e mirë duhet të vazhdoj derisa tha se këto mjete shtesë i mundësojnë qeveria për ri-destinimin e tyre, për mbështetjen e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Drejtori i ATK, Ilir Murtezaj, ka njoftuar kryeministrin për ecurinë e zhvillimeve dhe trendet e te hyrave, i cili tha se në këtë periudhë ATK ka arrit të inkasoj gjysmë miliardë euro, ose tejkalimin e planit.

Sfidë ai tha se mbetet përzgjedhja e zëvendësdrejtorëve, kushtet e stafit të punës në ish-objektin e Gërmisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat