Shefi i FMN-së për Kosovën lavdëron ATK-në

Ekonomi

Shefi i FMN-së për Kosovën lavdëron ATK-në

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 12:27
FMN

Shefi i FMN-së për Kosovën, Gabriel Di Bella, ka thënë se Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë arritje në formalizimin e aktiviteteve ekonomike.

Këtë konstatim Gabriel Di Bella e bëri gjatë një paraqitje virtuale për media, ku ka dhënë disa rekomandime që do të ndikonin në shumë segmente të sektorit

Di Bella tutje, ka theksuar se Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë punë shumë të mirë edhe gjatë periudhes së pandemisë në sistemin e deklarimit online, meqë për shkak të kufizimit të lëvizjes dhe rrezikut që kanosej shumicës së qytetarëve është dashur që pagesat t’i kryejnë në mënyrë elektronike.

FMN është institucion i cili ka mbështetur në kontinuitet ATK-në, përkrahja çdoherë ka qenë në fusha specifike, të cilat kanë avokuar projekte të ndryshme me interes krucial për institucionin e ATK-së karshi tatimpaguesve.

Digjitalizimi i pothuajse 98% të shërbimeve ndaj tatimpaguesve janë prioritet i vazhdueshëm i ATK-së, ku në këtë drejtim janë duke u zhvilluar edhe dy komponente shumë të rëndësishme, të cilat do të ngrisin në nivel edhe më të sofistikuar ATK-në.

ATK këtë vit shënon edhe 10 vjetorin e lancimit të platformës digjitale të shërbimeve EDI, ku deri më tani, sikurse FMN ashtu edhe shumë institucione tjera ndërkombëtare kanë vlerësuar lartë ATK në zhvillimin e saj në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat