​25 nëntor mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Ekonomi

​25 nëntor mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 25 nëntor do të mbahet ankandi i gjashtëmbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Sipas njoftimit, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat