Rriten çmimet e naftës para Samitit të OPEC-ut

Ekonomi

Rriten çmimet e naftës para Samitit të OPEC-ut

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Çmimet e naftës, shumë të paqëndrueshme që nga zbulimi i variantit të ri të Covid-19, rifilluan të rriten fuqishëm vetëm disa orë para Samitit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

Çmimi i një fuçie Brent të Detit të Veriut u rrit 5.19 përqind duke arritur në 72.82 dollarë.

Në Nju Jork, një fuçi West Texas Intermediate (WTI) fitoi 4,88% duke mbetur në kuotën e 69,41 dollarëve, raporton atsh.

Avtar Sandu, analist i “Philip Futures” ka thënë se këto kontarta po rikuperohen.

“Këto dy kontrata, të cilat humbën më shumë se 5 përqind të martën, po rikuperohen ndërsa prodhuesit kryesorë përpiqen të kundërshtojnë kërcënimin e nxitjes së kërkesës nga varianti Omicron”, theksoi ai.

Trembëdhjetë anëtarët e OPEC-ut, të udhëhequr nga Arabia Saudite, do të takohen përmes një video-konference me qëllim që të vendosin nivelin e tyre të prodhimit në fillim të vitit të ardhshëm.

Por asgjë nuk do të ratifikohet përpara marrëveshjes së dhjetë aleatëve të tyre, të udhëhequr nga Rusia, të cilët do t’iu bashkohen atyre një ditë pas samitit.

Shumë analistë po llogarisin në një pauzë në rritjen e prodhimit në fillim të vitit të ardhshëm, një strategji që do të bënte të mundur frenimin më të mirë të një rënie të çmimeve të pafavorshme për prodhuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat