Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë respektimin e Ligjit të Punës

Ekonomi

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë respektimin e Ligjit të Punës

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 16:06
Pamje nga protesta

Numër i madh i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar para ndërtesës së këtij institucioni me kërkesën për respektim të Ligjit të Punës. Të njëjtit i kanë bërë thirrje menaxhmentit të Korporatës Energjetike të Kosovës që të dëgjojë kërkesat e sindikatës së re të KEK-ut. Kushte më të mira në punë, sigurim shëndetësor, zbatim të marrëveshjes koletiktive dhe sektoriale, rrogë të 13-të dhe shumë kërkesa të tjera patën sot punëtorët e këtij institucioni.

Ushtruesi i detyrës së Sindikatës, Selatin Sadiku tha se përmes kësaj proteste po kërkojnë kushte më të mira për punë, siguri dhe ambient të pastër për punëtorë. Ai shtoi se gjatë këtij viti kanë humbur jetën 33 punëtorë.

Sadiku: I kemi 33 raste të punëtorëve që kanë vdekur brenda këtij viti

Në këtë ndërtesën që është afër neve janë 230 punëtorë që kanë rroga të larta edhe vende in-ekzistente pune. Me skenën aktuale, kolegë të nderuar të KEK-ut, i kemi 5300 vende të punës, ndërsa ne si punëtorë kemi mbet me 3600 punëtorë. Këtë vit 216 punëtorë kanë shkuar në pension të pleqërisë dhe për fatin e keq askush nuk merret me neve. I kemi 33 raste të punëtoreve që kanë vdekur brenda këtij viti deri më tani, që kjo nuk ndodhur as të njësia speciale e policisë e shëndetësisë. Në KEK për këtë vit për fatin e keq e kemi 1 përqind, të punëtorëve të vdekur. Këtu duhet hulumtim edhe duhet të merret shteti me këtë punë. Prandaj kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, bordi dhe menaxhmenti që te bëjë planifikimin afatmesëm, afatgjatë që mos të kemi më humbje të njerëzve dhe humbje në prodhim.... Ne punëtorët e korporatës për muajin dhjetor punojmë për vitin e ardhshëm, çka do të thotë që kjo garanton që punëtorët e meritojnë rrogën e 13-të”, ka thënë Sadiku.

Më tej, ai shtoi se drejtori menaxhues po shantazhon klasën punëtore të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Sadiku: Drejtori Nagip Karsniqi ka tentuar të shantazhojë punëtorët

“Këtu kemi pas Rrezarta Pllanën kryesuese të bordit edhe e nderuara në dy mandate na ka neglizhuar. Edhe puna e saj me punëtorët në sindikatë ka qenë me një shkresë formale që pajtohet me kërkesat të sindikatës, por për fatin e keq, për dy mandate kurrë nuk ka gjetur kohë mu taku me sindikatë. Ka ardhur një drejtor menaxhues i cili tenton ose provon të shantazhojë këtë klasë të mrekullueshme punëtore... Nagip Krasniqi ka tentu me shantazhu edhe sindikatën, por e ka gabim. Me sindikatën ai duhet detyrimisht me u ulë edhe me i zgjidhë problemet, tjetër rrugë Nagip nuk ki”, u shpreh Sadiku.

Nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica u shpreh se drejtori menaxhues ka injoruar ata dhe ka caktuar një takim pas tre muajve.

Llumnica: Jemi në protestë për shkak të injorancës së drejtorit menaxhues

“Ju e dini se sot jemi në protestë për shkak të injorancës së drejtorit menaxhues. Duhet ti tregojmë drejtorit menaxhues se përfaqësuesi sindikal nuk kërkon takim për me u taku, por kërkon takim për t’i sqaruar kërkesat e punëtorëve prandaj jemi këtu. Ne kemi kërkuar takim por na e ka caktuar një takim mbas tre muajve”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli theksoi se po kërkojnë të drejtat elementare të punëtorëve të këtij institucioni, duke bërë të ditur se përkrahin kërkesat e kësaj sindikate.

Hykolli: KEK-u është drita e Kosovës

Korporata Energjetike e Kosovës respektivisht ju që jeni këtu, jeni drita e Kosovës. Pa juve, Kosova është në terr, me ndihmën e juaj ne ecim përpara. Dialogu social është duke na munguar që nga niveli i poshtëm duke shkuar deri tek niveli i lartë. Unë këtu kërkoj nga menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës që sa me parë të ulët me sindikatën e re të KEK-ut edhe të diskutojmë për të drejtat e punëtorëve. Ne nuk kërkojmë as më shumë as më pak, sesa të drejtat elementare që ne ta bëjmë një jetë sa më të dinjitetshme. BSPK është në mbështetje të plotë të kërkesave të juaja ne do ju qëndrojmë mbrapa”, ka thënë ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat