Trusti thyen rekordin, 2.3 miliardë euro nën menaxhim

Ekonomi

Trusti thyen rekordin, 2.3 miliardë euro nën menaxhim

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Muajve të fundit Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), ka pasur një kthim shumë pozitiv nga kthimi i investimeve.

Fiks 2 miliardë e 316 milionë euro, janë mjetet nën menaxhim që ka ky institucion.

Saktësisht ky institucion ka pasur nën menaxhim këtë shifër të investimeve deri më datë 9 dhjetor 2021, shkruan lajmi.net.

Ndërsa viti i kaluar është mbyllur më 1, 988, 073, 030 euro mjete nën menaxhim. Kurse në kuadër të vitit 2019, Fondi Pensional i Kursimeve kishte mbyllur vitin më 1,966,956,583 euro.

Por jo vetëm kaq. Jashtë Kosovës janë të investuara mbi 1.5 miliardë euro.

Ndërkohë, para dy javësh, Bordi i Trust ka marr vendim që të shiten nga ‘Vanguard Global Stock Index Fund’ 100 milionë euro. Të shitet i gjithë investimi nga fondi i tregtueshëm i naftës USO Oil ETF (rreth 48.14 milionë euro), dhe po ashtu, që të shitet i gjithë investimi nga fondi i tregtueshëm Invesco Nasdaq ETF (rreth 79.95 milionë euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat