Fillon rënia e çmimit të energjisë në bursë

Ekonomi

Fillon rënia e çmimit të energjisë në bursë

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 14:13
Ilustrim

Rritja enorme e çmimit të energjisë dhe në të njëjtën kohë rritja e madhe e shpenzimit gjatë sezonit të dimrit, ka bërë që, Kosova si një importuese, të përballet me një krizë energjetike dhe t’i kthejë reduktimet pas më shumë se dhjetë vitesh.

Megjithatë sinjale pozitive për çmimin e energjisë elektrike vijnë nga tregjet e huaja.

Çmimi i energjisë elektrike brenda kësaj jave ka filluar rënien drastike.

Image
Fillon rënia e çmimit të energjisë në bursë

Në bursën hungareze të energjisë elektrike, nga 420 euro sa ka qenë megavati më 22 dhjetor ka rënë në 208 euro, derisa nesër do të mund të blihet edhe më lirë në vlerën e 186 eurove.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat