“Të parët, por jo të fundit”, media britanike paralajmëron Evropën, merr shembull Kosovën për krizën energjetike

Ekonomi

“Të parët, por jo të fundit”, media britanike paralajmëron Evropën, merr shembull Kosovën për krizën energjetike

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:40
Ilustrim

Reduktimet e ditëve të fundit të energjisë elektrike, ka bërë që Kosova të ketë një vëmendje ndërkombëtare.

Lidhur me këtë gjendje ka shkruar edhe media britanike Express.co.uk, duke paralajmëruar se kjo mund t’i ndodh edhe Evropës.

“Kosova një nga vendet më pak të shfaqura për t’u përballur me krizën energjetike po zbaton reduktime të vazhdueshme më nga dy orë në ditë. Pra, do të jetë i pari, po jo i fundit që do ta bëjë këtë”, ka shkruar kjo medie.

Po ashtu, sipas tyre, Kina dhe Rusia janë shkaktarët e krizës energjetikë në botë.

“Shkaqet e të krizës [energjetike] janë një kombinim i pandemisë COVID-19, motit ekstrem dhe vendimeve të ndërmarra nga Kina dhe Rusia”, thekson e përditshmja britanike.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të ka marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlen për 60 ditë.

Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Përmes këtij vendimi është vendosur edhe për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë – ky Komitet do të përbëhet nga një përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, një nga ZRRE, një nga KOSTT, një nga KEK-u, një nga KEDS, një nga KESCO, një nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, një përfaqësuese nga MPB-ja, një nga Komisioni për Miniera dhe Minerale dhe një anëtarë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat