​ASK publikon statistikat afatshkurtra të shërbimeve

Ekonomi

​ASK publikon statistikat afatshkurtra të shërbimeve

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 16:25
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, për tremujorin e tretë (TM3) 2021 (2017=100).

Sipas ASK-së, indekset e treguesve për tregti, në TM3 2021, ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum, i cili shënoi rritje për 54.55%, dhe Indeksi i numrit të të punësuarve që pati rritje për 7.45%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM3 2020).

Indekset e treguesve për Transport, Magazinim dhe Postë, në TM3 2021, ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum, i cili shënoi rritje për 112.03%, dhe Indeksi i numrit të të punësuarve, i cili shënoi rritje për 31.15%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM3 2020).

Indekset e treguesve për Bar-Restorante, në TM3 2021, ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum që ka shënuar rritje për 150.20%, dhe Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 10.76%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM3 2020).

Indekset e treguesve për Informacion dhe Komunikacion, në TM3 2021, ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 27.58%, dhe Indeksi i numrit të të punësuarve, i cili shënoi rritje për 37.29%, krahasuar me TM3 2020.

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, TM3 2021, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat