Mazreku: Vendosja e stikersave do të ulë numrin e automjeteve të pasiguruara

Ekonomi

Mazreku: Vendosja e stikersave do të ulë numrin e automjeteve të pasiguruara

Më: 21 janar 2022 Në ora: 13:41
Sami Mazreku

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, tha se nga data 1 mars, do të vendosen stikersa në xhamin e përparmë të veturave, që qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës, për identifikimin e veturës së siguruar dhe të regjistruar.

“Kjo, ka për qëllim uljen e numrit të veturave, të pa siguruara dhe të pa regjistruara, por nuk prek gjepin e pronarit të automjetit. Ky projekt do të imlementohet, në gjithë Kosovën”, kështu, tha për Radion Kosovën, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku. Ai shtoi se është duke u punuar me Shqipërinë, për Kartonin e Gjelbër. Ndërsa, përmendi edhe synimet e BKS-së që parashihet të realizohen në të ardhmen.

Byroja Kosovare e Sigurimit është themeluar në vitin 2011 nga kompanitë e sigurimit të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës duke u bazuar në ligjin për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësitë. Njëmbëdhjetë vjet pas themelimit të kësaj byroje, a mund të na thoni, çka kanë përfituar qytetarët e vendit nga themelimi I saj.

“Me themelimin e Byros së Sigurimeve që janë anëtarë kompanitë e sigurimeve me sponzorizim të Bankës Qëndrore. BQK-ja ka paraparë që në kuadër të kësaj byroje me qenë edhe një fond i kompensimit i cili i paguan të gjitha dëmet që ndodhin në territorin e Kosovës të automjeteve të cilat duhet të sigurohen, por nuk sigurohen. Kjo i bie që deri në fund të vitit 2021 nëse e rrumbullakësojmë, ky fond ka paguar 60 milionë euro të dëmeve në emër të kategorive të dëmeve pa regjistrim dhe pa sigurim. Normalisht që kjo është barrë shtesë për neve, mirëpo, po shohim modelitete si sit a zgjedhim këtë. Banka Qëndrore ka paraparë që nëse dikush e krijon një aksident në komunikacion që të mos merren direkt pala me palën mirëpo që kjo fillimisht me qenë barrë shtesë e kompanive të sigurimeve përmes fondit të kompensimit, pastaj fondi e ka të drejtën ligjore me i kërku nga fajtori, në këtë rast ideja ka qenë që me i ik konfliktit direkt në mes të shkaktarit dhe të dëmtuarit. Ne jemi në proces të kthimit të 60 milionë eurove prapa, por është pak e vështirë duke pas parasysh edhe ngarkesat e gjykatave, proceduarave të tjera, në anën tjetër edhe mundësitë financiare të qytetarëve na kanë sjellë në një situatë problematike duke pas parasysh inkasimin në kohë i mjeteve të cilat ne i paguajmë. Byroja është garantuese e marrëveshjeve në mes shteteve që bëhen përrreth. Nëse një qytetar i Kosovës shkon në Shqipëri dhe nuk paguan sigurim, kjo është falë një marrëveshje që është nënshkruar në vitin 2006. Atëherë, byroja nuk ka ekzistuar, por i është bartur si përgjegjësi. Kjo nënkupton, që ato dëme i paguajnë kompanitë e sigurimeve shqiptare ose byroja, ndërkohë, ata kërkojnë që ne ato mjete t’i kthejmë prapa, njëjtë ndodhë edhe me Maqedoninë që qytetarët e marrin një TPL plus, që ne i themi kartoni i gjelbër. Dëmet që shkaktohen atje paguhen nga Maqedonia e më pas kërkohen nga ne, Kjo i bie që Byroja është garantuese dhe garanton që për anëtarët e saj për dëmet që duhet me i pagu e nuk paguhen”, tha ai.

Edhe 11 vjet pas themelimit të Byrosë Kosovare të Sigurimit, kosovarët ende nuk e gëzojnë kartonin e gjelbër, për shkak të disa çështjeve.

“Fillimisht, duhet ta shpjegojë pse është sigurimi kufitar që më pas të flas për kartonin e gjelbër. E dini që çdo bashkatdhetar që vjen në Kosovë e ka një karton të gjelbër. Çdo shtet duke përfshirë Zvicrën, Gjermaninë, Austrinë, si shtete nuk e mbulojnë territorin e Kosovës, sepse ne nuk jemi pjesë e kartonit të gjelbër në Bruksel. Këtu na del problem politik, pse Kosova nuk është, sepse është kërkesë që Kosova fillimisht duhet të jetë pjesë e OKB-së para se të jetë me karton të gjelbër. Mundë të flas vetëm për periudhën prej tetorit të 2020-tës kur unë kam ardhur në Byronë e Sigurimeve të Kosovës e deri më sot. Dua që të jem korrekt dhe të flas për veprimet konkrete, e dini që ndër vite është përmendur për marrëveshjen me Malin e Zi dhe ajo është bërë në një periudhë të shkurtër vitin e kaluar pas një diskutimi dy mujor me Malin e Zi, I bie që kosovaret dhe malazezët që vizitojnë të dyjat vendet kalojnë me karton të gjelbër dhe nuk paguajnë sigurim kufitar përjashtimisht rasteve kur ne ose ata harrojnë ta marrim kartonin e gjelbër dhe duhet të paguhet sigurimi kufitar përveç kësaj jemi në përfundim që edhe me Shqipërinë, sepse funksionojmë sipas një marrëveshjeje të vitit 2006-të, e që asaj kohe nuk kemi pas as Bankë Qendrore por kishim AQFK si autoritet qendror i pagesave të Kosovës. Mirëpo, edhe kjo marrëveshje na ka sjellë disa probleme të natyrës së dëmeve që duhet të paguajmë për shtetasit e Shqipërisë e të cilat mjete kompanitë e sigurime të atjeshme nuk na I kthejnë ato mjete prapa. Ajo që dua të them është se me nënshkrimin e marrëveshjes së re të cilën po planifikojmë që ta përmbyllim gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, pas përmbylljes së disa problemeve të brendshme që I kemi me ato kompani, i bie që Kosova e ka plotësuar edhe një kërkesë të Brukselit. Propozimi i Brukselit i vitit 2013- 2016- të, pas një vizite të delegacionit të byros atje ishte që Kosova fillimisht të mbyllë ciklin e marrëveshjeve me shtetet përreth. Deri në vitin 2021 nuk kishim marrëveshje me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Pas marrëveshjeve edhe me këto dy shtete kompletohet ky cikël, dhe vazhdojmë me projektet e tjera sepse ndër vite kemi kërkuar që shteti të krijojë lehtësira sa i përket regjistrimit të veturave, ngase është një numër i madhe qe potencialisht qarkullojnë në trafik dhe neve na shkaktojnë humbje të mëdha. Kur ne diskutojmë me byrotë e tjera për ndonjë marrëveshje pavarësisht që e dijmë që se 200 mijë veturat e paregjistruara nuk janë të gjitha në trafik janë statistika zyrtare që duhet ti prezantojmë ato. Me nxjerrjen e shpejtë të një udhëzimi të ri administrativ të Ministrisë së punëve të brendshme i bie që të pastrohet data baza e veturave të paregjistruara dhe me këtë në mënyrë automatike nuk do të jenë më 208 mijë vetura të paregjistruara por do të jenë vetëm 65 mijë sosh për dy vitet e fundit, që sipas ligjit çdo veturë e cila nuk është regjistruar më shumë se dy vite ajo nuk duhet të dalë fare në trafik e nëse ka më shumë se dy vite pa u regjistruar llogaritet edhe teknikisht e parregullt. Që nga viti 2018-të, kam përmendur stikerat, pajtohem që është një formë pak e vjetër për implementim e saj në këtë kohë, por ishte forme e identifikimit të veturave të paregjistruara. Pavarësisht anulimit të tenderit nga ministria e Infrastrukturës është dashur që ky proces të vazhdohet prap dhe pas shqyrtimit të mundësisë dhe takimeve me qeveritarët dhe guvernatorin e Bankës Qëndrore shqyrtuam këtë mundësi e të cilën 10 anëtarët e asamblesë së byrosë së shpejti do të mblidhen dhe do të gjejmë modalitetin më të mirë i cili më së lehti do të implementohet. Janë rreth 50 ditë punë për ndryshimet ligjore, rregullore e vendime. Nuk ka sens që nga data 1 mars të paguajmë shpenzimet e stikerave e në anën tjetër një qytetar pa stiker qarkullon  në trafik pa stiker dhe nuk gjobitet nga policia e Kosovës.  Obligime të cilat i kanë marrë qeveria e Kosovës apo dikastëret përkatëse të saj që çdo veprim që ndikon në uljen e numrit të veturave të pa siguruara dhe të paregjistruara, ata do ta përkrahin. Me Ministrinë e Punëve të Brendshme jemi në përfundim të një projekti të digjitalizimit i pajisjeve të policisë së Kosovës. Përpos që është projekt i rëndësishëm është edhe afat gjatë. Si pilot projekt do të jetë vetëm Prishtina ku më pas do të fillojmë edhe ta shenjëzojmë në gjithë Kosovën me stiker. Më 1 mars të vitit 2023 do ta dijmë saktësisht se cilat vetura qarkullojnë të paregjistruara në trafikun rrugor. Është formë klasike por që i ndihmon policisë së Kosovës. E thash në total që kemi paguar 60 milionë euro për një 21 vite për dëmet e shkaktuara, por nëse për dy vitet e fundit janë 65 mijë vetura të paregjistruar, del që janë 10 milion euro të pa inkasuara ndërsa paguajmë plus 5 deri në 6 milion euro për dëmet që këto vetura i shkaktojnë ne komunikacion e që ne duhet ti paguajmë nga fondi i kompenzimit, është barrë shtesë për kompanitë e sigurimit. Pavarësisht kostos qëllimi i përbashkët do të arsyetohet. Pas përmbylljes së ktij cikli do të jetë më e lehtë për byronë sepse marrëveshjet me shtetet nuk do të jenë individuale sikurse me Malin e Zi por synojmë që bashkë me shtetin me të cilin mund të kemi marrëveshje që ta shesim kartonin e gjelbërt nën  ombrellën e tij. Jemi të gatshëm që për një marrëveshje të tillë të ofrojmë çfarëdo garancie. Duhet të përmbyllet fillimisht kjo çështje me Shqipërinë sepse në çdo takim me shtetet e tjera do të pyetemi se si e keni raportet me byrotë e shteteve për rreth, sepse ata dojnë besim, nuk merren me politikë dhe janë të përqendruar të punojnë profesionalisht”, tha Mazreku.

Ai bëri me dije se çështjen e Kartonit të Gjelbër po diskutohen format.

“Jemi duke i bërë gati format. Por kjo çështje duhet të përfundojë me Shqipërinë meqë nuk është në rregull të bisedojmë me një shtet tjetër si shqiptarë pa e përfunduar me Shqipërinë. Ne tashmë i kemi ndarë 4 milion euro, jashtë garancive të ndara për Malin e Zi, 1 milion e 350 mijë, për Serbinë janë të ndara 1. 5 milion në vitin 2015-të kur është bërë marrëveshja, me Maqedoninë e Veriut muk kemi pasur nevojë të rezervohen mjete. E rëndësishme është që edhe qeveria e Kosovës, ministri Hekuran Murati, guvernatori janë të gatshëm që të ofrojnë një garanci shtetërore që nëse Byroja nuk ju rrin pas obligimeve të saja që rrjedhin nga marrëveshja atëherë garantues për këtë do të jetë shteti i Kosovës. Unë e shoh si zgjidhje alternative pa e përdorë aspektin politik sepse do të dilnim nga f8shë veprimi të cilin e kemi. Sivjet do ta ofrojmë këtë punë por nuk do të vendosim data sepse çdo shtet i cili do të na ofrojë apo do të na e hap derën na duhet ta marrim një aprovim paraprak nga Brukseli”, tha ai.

Mazreku ka folur edhe për disa çështje në raport me Shqipërinë.

“Në vitin 2006 kur është nënshkruar marrëveshja është thënë që meqë në lëvizim ne mes dy shteteve pa pagesë shtesë polisat e Kosovës vlejnë edhe në Shqipëri dhe polisat e Shqipërisë vlejnë edhe në Kosovë. Pavarësisht ligjit kjo bëhet me marrëveshje. Nga viti 2006-të deri në vitin 2020 sa kam ardhur unë në byro kam gjetë të dhënat që byroja e Shqipërisë i ka borxh Byrosë së Kosovës 1. 4 milion euro dëme. Që i bie që qytetarët nga Shqipëria dhe shkakton ndonjë aksident këtu, ne e paguajmë por nuk mund ti kthejmë ato mjete nga Byroja e Shqipërisë. Sipas mekanizmave relevant në Kosovë dhe Shqipëri është dakorduar që para muajit prill ti përmbyllim këto probleme dhe të startojmë me marrëveshje të re ne mes dy byrove. E shoh si problem të trashëguar. I kemi identifikuar pengesat dhe kemi gjetë zgjidhjen lidhur me këtë. Duam ta bëjmë një zgjedhje alternative sepse mërgata neve na mban ajo sjellë në Kosovë miliona euro çdo vit në Kosovë. Përveç mërgatës e kemi obligim edhe ndaj qytetarëve tonë sepse edhe ne kur udhëtojmë nëpër Evropë e marrim një sigurim në ndonjë shtet për të udhëtuar. Vitin e kaluar është nënshkruar një marrëveshje me qeverinë e Kosovës për të paguar polisat për bashkatdhetarë. Qytetarët tanë kanë probleme me patentë shofer kur po udhëtojnë nëpër Evropë, siç ishte rasti në Austri, kemi problem edhe njohjen e targave. Në planin e veprimit të institucionet relevante është duke u punuar në këtë drejtim. Vitin e kaluar kemi paguar mbi 10 . 5 milion euro dëme. Kjo është 300 % më shumë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat